Trajtimi me PRP

TERAPIA PRP (PLAZMA E PASUR ME TROMBOCITE)

PRP (Platelet Rich Plasma) është një produkt natyral i krijuar nga vetë trupi juaj. Trajtimin estetik jokirurgjikal kaq shumë i preferuar nga yjet e Hollywood-it si Kim Kardashian dhe Bar Rafaeli, tashmë mund ta provoni pranë Klinikës DaVINCI falë stafit mjekësor të kualifikuar që injektojnë me profesionalizëm plazmën e gjakut tuaj për t’ju dhuruar rezultate tepër të kënaqshme për rigjenerimin e lëkurës, trajtimin e cikatriceve, trajtimin e strijave, eliminimin e rrudhave, trajtimin e shenjave post-akne si dhe trajtimin e rënies së flokëve duke stimuluar rritjen dhe forcimin e tyre.

Terapia me PRP (Platelet Rich Plasma) pranë Klinikës DaVINCI sygjerohet të kombinohet edhe me trajtime të tjera si Mikrodermoabrazion apo Dermapen për rezultate të jashtëzakonshme në pastrimin dhe rigjenerimin e lëkurës për një “rini të përhershme”. Trajtimi me plazëm ndihmon në hidratimin e lëkurës, rritjen e elasticitetit si dhe në zbehjen e njollave dhe rrudhave fine të krijuara nga mosha apo mimika. Rezultate tejet të kënaqshme janë konstatuar edhe në aplikimin e plazmës në zonën e skalpit të kokës, duke forcuar bulbin e rrënjës së flokut dhe stimuluar daljen e qimeve të reja. PRP konsiderohet terapi kuruese përmes së cilës arrihet rigjenerimi i indeve, induksioni i diferencimit të qelizave, formimi i matricës extraqelizore si dhe rritja e prodhimit të kolagjenit. Çdo trombocit është gjithashtu një depo biokimike dhe rregullator sinjalizues i faktorëve të rritjes që marrin pjesë në shërimin dhe rigjenerimin e indeve në përgjigje të lëndimit.

Terapia me PRP (Platelet Rich Plasma) pranë Klinikës DaVINCI mund të bëhet e vetme, në mënyrë klasike, ose e kombinuar me kokteilet e ampulave që nxisin rigjenerimin me qëllim përmirësimin e pamjes së lëkurës.

Kombinimi PRP me ampulat SB (Skin Brightening për zbardhjen e lëkurës)

Bashkimi i plazmës me ampulën SB, përveç përmirësimit të cilësisë së lëkurës, arrihet edhe zbehja e zonave të pigmentuara të lëkurës duke i dhënë asaj shkëlqimin dhe elasticitetin e duhur.

Kombinimi PRP me ampulat SR (Skin Rejuvenation për rinimin e lëkurës)

Bashkimi i plazmës me ampulën SR përmirëson cilësinë e lëkurës, linjat fine të fytyrës dhe parandalon plakjen e lëkurës së fytyrës duke i dhënë asaj hidratimin, shkëlqimin dhe elasticitetin e duhur.

Kombinimi PRP me ampulat HSR (Hyaluronic Skin Rejuvenation për rinimin dhe hidratimin e lëkurës)

Në sajë të Acidit Hyaluronik që përmban ampula HSR e kombinuar me plazmën, mundësohet hidratimi i lëkurës, neutralizimi i rrudhave të holla të fytyrës, rigjenerimi dhe rivitalizimi i lëkurës së fytyrës.

Kombinimi PRP me ampulat Minoxidil dhe Biotin për trajtimin e rënies së flokëve

Ampulat me përmbajtje Minoxidil dhe Biotin në sajë të ingredientëve me faktorë rritjeje dhe peptide biomimetike bën të mundur forcimin e bulbit të rrënjës së flokut dhe dendësimin e flokëve aty ku janë të rralla. E kombinuar edhe me aftësinë rigjeneruese dhe stimuluese të plazmës arrijmë të marrim një efekt sinergjik, duke përftuar rezultate optimale në trajtimin e rënies së flokëve.

Kliko mbi foto dhe shiko shembuj nga pacientet tanë:

Rezervoni një konsultë falas