Ushqim-Akne. Doni të dini 2 ushqime të cilat pasi t’i hani, do t’ju nxisin aknet?

Ushqim-Akne. Doni të dini 2 ushqime të cilat pasi t’i hani, do t’ju nxisin aknet?

Inflamacioni i zorrëve mund të çojë në malabsorbim (përthitje jo të mirë) të lëndëve ushqyese dhe mangësi të lëndëve ushqimore. Mënyra më e thjeshtë për trajtimin e inflamacionit është duke eliminuar ushqimet me veti inflamatore. Në ushqime të tilla përfshihen bylmeti si dhe proteina të tjera shtazore (mish i kuq, pulë, gjeldeti, mish derri). Një tjetër grup ushqimesh me vti inflamatore përfshin  ushqimet e përpunuar dhe sheqerna, si dhe ushqimet me veti alergene në disa persona, të tilla si gluteno dhe qumështi.

Keni edhe ju probleme me Akne dhe Rozacea? Cfarë ndodhi në takimin e Dermatologëve Amerikanë që i ekzaltoi të gjithë?

Një mënyrë për të parë se cilat ushqime duhet të përdorni dhe cilat duhet të konsumoni për të qënë sa më të shëndetshëm, është kryerja e testit të Nutrigjenetikës (ADN Ushqimore).

Nëpërmjet këtij testi do dini sa e ndjeshme është lëkura juaj ndaj disa ushqimeve specifike. Kështu që herën tjetër që do të doni një lëkurë më të shëndetshmedo të dini nga cfarë ushqimesh të ruheni, dhe cfarë ushqimesh të përdorni.

Bylmeti: Kazeina është një nga proteinat kryesore që gjenden në të gjitha burimet shtazore të qumështit dhe një lloj specifik i kazeinës, kazeina alfa s1, është identifikuar si një alergjen madhor. Qumështi i dhisë dhe deleve përmbajnë një lloj tjetër kazeine, dhe ka disa të dhëna se zëvendësimi i qumështit të lopës (dhe nënproduktet e tij) me qumështin e dhive ose deleve në dietë është një opsion hipoallergenik (më pak alergjike), me ulje të dukshme të shfaqjeve të ekzemave, çrregullimeve të tretjes, astmës si dhe manifestimeve të tjera inflamatore, duke përfshirë aknet.

Kliko këtu për të mësuar sa e rëndësishme është mënyra sesi ushqeheni

Duke qënë se kazeina gjithashtu është një proteinë me masë molekulare të madhe është e vështirë të tretet, trupat tanë ka gjasa që nuk mund ta shpërbëjnë këtë protein, kjo con në shkatërrimin e sipërfaqes së brendshme të zorrëve, gjë që bën që këto proteina të hyjnë në qarkullimin e gjakut. Kjo con në nisje të përgjigjes inflamaore të trupit, pasi sistemi imunitar i njeh si të huaja këto proteina.

Proteinat Shtazore: Eliminimi i proteinave shtazore (me përjashtim të peshkut të rritur në natyrë për shkak të yndyrave të shëndetshme, anti-inflamatore që përmbajnë natyrisht) do të jetë shumë efektive uljen e niveleve inflamatore në trup. Ka shumë studime klinike që tregojnë se proteinat shtazore janë fajtor serioz në nxitjen e përgjigjes inflamatore negative të trupit.

Kliko këtu për të mësuar se cilat produkte të bukurisë nxisin acarimin e lëkurës

Të gjitha aminoacidet, lëndët ushqyese dhe proteinat që gjenden në mish mund të merren nga burime të bazuara në bimë, të tilla si bizele, fasule të zeza dhe fara kërpi etj.

Ne nuk po përpiqemi t’ju udhëheqim drejt një diete vegjetariane. Ne po ju ndihmojmë të kuptoni se nëse keni probleme me aknet, atëherë ulja e konsumimit të këtyre produkteve do të sjellë dhe ulje të inflamacionit të trupit dhe akneve.

Kliko këtu për të mësuar sesi të ushqehesh dhe të jetosh i shëndetshëm në mënyrë shumë të thjeshtë