Zvogëlim i gjoksit

Zvogëlimi i gjoksit, i njohur në gjuhën mjekësore si mammoplasti, është një ndërhyrje estetike që kryhet zakonisht te ato femra që kanë një gjoks të madh me qëllim për arritur zvogëlimin e tij dhe përmirësimin e formës dhe përmasave nëpërmjet ngritjes së gjoksit duke i dhënë trupit përmasa proporcionale. Femrat që duan të zvogëlojnë gjoksin duhet te kenë arritur moshën e pjekurisë (18 vjeç).
Zvogëlimi kirurgjikal i gjoksit është shpesh një trajtim vital për gratë që kanë gjoks të madh e të varur që për rrjedhojë u shkakton atyre mungesë rehatie. Kjo mund të jetë efektive në eleminimin e simptomave negative fizike, siç janë dhimbjet e qafës ose të shpinës, problemet në shpatulla që shkaktohen nga rripi i sutjenave dhe i shenjave që formohen poshtë gjoksit. Zvogëlimi i gjoksit gjithashtu është mjaft i dobishëm për të korigjuar gjokset me ndryshime të dukshme të përmasave të tyre.
Për pacientët, të cilët janë duke humbur peshë rekomandohet të jenë në një gjendje të shëndetshme dhe të arrijnë peshën e tyre ideale para se të kryejnë ndërhyrjen kirurgjikale. Duke qenë se shtatzania dhe ushqyerja me gji mund të kenë efekte të rëndësishme si në përmasa, ashtu edhe në formë e madhësi. Rekomandohet që gratë të cilat dëshirojnë të kenë disa fëmijë, ta shtyjnë kohën e ndërhyrjes deri kur të kenë lindur fëmijët e dëshiruar.

Zgjedhjet e pacientëve dhe teknikat kirurgjikale
Mënyrat për zvogëlimin e gjoksit janë të shumta ndaj edhe mjeku kirurg cakton metodën që do të përdoret për ndërhyrjen pas konsultës me pacientin, në mënyrë që teknika kirurgjikale të parshtatet me trupin e pacientit dhe llojin e gjoksit. Konkretisht, teknikat më të përdorshme janë ose me prerje vertikale rreth areolës ose tradicionale (në formë T të përmbysur). Gjatë konsultimeve, mjeku do të shqyrtojë mundësitë pro dhe kundër të çdo teknike për zvogëlimin e gjoksit dhe do t’ju ndihmojë të merrni vendimet e duhura.

Operacioni
Ndërhyrja kirurgjikale për zvogëlimin e gjoksit zgjat afërsisht tre deri në katër orë dhe kryhet në anestezi të plotë. Në varësi të masës së zvogëlimit, pacientët mund të shkojnë në shtëpi pas operacionit ose mund të qëndrojnë në klinikë një natë. Nëse pacienti shkon menjëherë pas operacionit në shtëpi, një nga pjesëtarët e familjes duhet të kujdeset gjatë natës për të.
Operacioni i zvogëlimit të gjoksit, nuk kufizon ushqyerjen me gji të foshnjes, nuk rrit rrezikun e tumorit të gjirit dhe lejon kryerjen e të gjitha llojeve të egzaminimeve mjekësore si mamografia dhe ekografia.

Pas Operacionit
Periudha e shërimit zgjat nga katër ditë deri në një javë dhe shumica e pacientëve fillojnë të ndihen shumë mirë që në ditën e katërt ose të pestë. Tre ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale pacienti duhet të paraqitet pranë klinikës sonë për të kryer mjekimin e plagës. Gjatë periudhës së rekuperimit është e rëndësishme mbajtja e reçipetave të posaçme të cilat shërbejnë për ta mbajtur gjoksin të palëvizshëm. Gjithashtu është e pritshme që cikli i parë menstrual pas operacionit t’ju shkaktojë fryrje dhe dhimbje të gjoksit më shumë se zakonisht. Shenjat do të mbeten të kuqe deri në gjashtë muaj, e më vonë do të vijnë dalëngadalë duke u zbehur në ngjyrën e lëkurës. Rekomandojmë të ndërprisni aktivitetin e lodhshëm fizik për dy deri në tre javë pas operacionit. Mjeku do t’ju ndjekë gjatë periudhës së rekuperimit dhe do t’ju rekomandojë kur të jeni gati për të rifilluar aktivitetin tuaj normal.
Rezultatet janë përgjithësisht të qendrueshme, por kjo varet nga lëkura dhe stili i jetës së pacientit.

Kliko mbi foto dhe shiko shembuj nga pacientet tanë:

Rezervoni një konsultë falas