skip to Main Content

Zmadhimi i gjoksit

Shumë femra zgjedhin të zmadhojnë gjoksin e tyre për t’u dukur më tërheqëse duke shtuar kështu tek vetja ndjesinë e feminilitetit. Kirurgët estetikë të Klinikës DaVINCI propozojnë dy mënyra për zmadhimin e gjoksit:

  • Zmadhimi i gjoksit me protezë. Kjo është një alternativë e përhershme e shtimit të volumit të gjoksit nëpërmjet vendosjes së implanteve të cilat kanë pamjen natyrale të formës së gjoksit.
  • Zmadhimi i gjoksit me dhjamin e vet pacientit. Kjo është një alternativë mjaft e preferuar nga ato vajza apo gra që nuk dëshirojnë vendosjen e protezave në trup. Zmadhimi i gjoksit me dhjam (lipofilling i gjoksit) është një rezultat i përkohshëm, kjo pasi 50% e dhjamit që injektojmë absorbohet brenda një muaji dhe pjesa tjetër mbetet përgjithmonë në zonën ku është injektuar. Për këtë arsye shumica e pacientëve zgjedhin alternativën e vendosjes së protezave në gjoks për një rezultat të përhershëm.

    Femrat që duan të zmadhojnë gjoksin duhet të kenë arritur moshën e pjekurisë (tetëmbëdhjetë vjeç), të diskutojnë paraprakisht me kirurgun mbi pritshmëritë që kanë për rezultatin dhe të jenë të përgatitura për të ndjekur disa rregulla, jo vetëm përpara operacionit, por edhe pas tij, në mënyrë që të sigurohet suksesi i ndërhyrjes. Protezat që përdorin kirurgët italianë të klinikës DaVINCI janë implante të sigurta, të markave më të njohura ndërkombëtarisht dhe më konkretisht përdorim protezat Mentor dhe B-Lite. Teknika që aplikojnë kirurgët tanë për vendosjen e protezave quhet Dual Plain, pra pozicionimi i protezave poshtë muskulit pektoral.

Implantet e gjoksit që përdorin kirurgët e Klinikës DaVINCI janë proteza me garanci të përjetshme, pra nuk është e nevojshme që ato të zëvendësohen pas një kohe të caktuar. Mjekët tanë kanë njohuritë dhe eksperiencën e nevojshme për të garantuar rezultatet e dëshiruara në mënyrë të sigurtë e të efektshme. Operacioni i zmadhimit të gjoksit zakonisht zgjat 60 – 90 minuta dhe kryhet në anestezi totale. Kryerja e operacionit të zmadhimit të gjoksit nuk kufizon ushqyerjen me gji të foshnjës apo kryerjen e ekzaminimeve mjekësore si mamografia dhe ekografia. Operacioni i zmadhimit të gjoksit mund të kryhet i kombinuar edhe me ndërhyrjen e liposucionit.

Paraprakisht

  • Ditën që kryeni konsultën me kirurgun duhet të informoni atë nëse jeni alergjik ndaj ndonjë medikamenti si dhe ti referoni mjekut nëse jeni duke marrë ndonjë medikament për arsye shëndetësore të cilat mund të influencojnë kryerjen e ndërhyrjes kirurgjikale;
  • Disa ditë përpara operacionit do të kryeni një sërë ekzaminimesh pre-operatore të cilat informojnë stafin mjekësor mbi gjendjen tuaj shëndetësore përpara kryerjes së operacionit;
  • Të paktën dy javë përpara operacionit duhet të ndërprisni marrjen e barnave me përmbajtje Acid Acetilsalicilik (si për shembull Aspirina, Vivin C, Kardiospirina etj.) si dhe  marrjen e antikoagulantëve oralë. Ndërprerja e ndonjë terapie për arsye të operacionit duhet konsultuar paraprakisht me mjekun që ju ka përshkruar terapinë;
  • Duhani duhet të ndërpritet të paktën dy javë përpara ndërhyrjes;
  • Pacienti duhet të ketë bërë dush, të heqë produktet xhel apo manikyr të thonjve ditën para operacionit si dhe të mos konsumojë ushqime apo lëngje të paktën tetë orë përpara ndërhyrjes;
  • Rekomandojmë që pacientët ditën e operacionit të paraqiten me veshje komode me kopsa ose me zinxhir.

Pas operacionit

Pacientët që i nënshtrohen operacionit të zmadhimit të gjoksit duhet të qëndrojnë një natë në spital nën kujdesin e stafit mjekësor. Tre ditë pas operacionit pacienti duhet të paraqitet pranë Klinikës DaVINCI për të kryer mjekimin e plagës. Një pacient i operuar për zmadhimin e gjoksit me protezë referon një shtrëngim dhe dhimbje në zonën e kraharorit, veçanërisht ditët e para. Kjo vjen si rezultat i pozicionimit të implanteve të gjoksit nën muskulin pektoral. Shumica e pacientëve dalin nga spitali me drena. Pas 2 – 3 ditësh nga operacioni parashikohet heqja e drenave të gjoksit nga stafi mjekësor i Klinikës.

Pas muajit të parë sistemi imunitar fillon të krijojë një mbështjellje përreth protezave duke i izoluar këto të fundit. Është pikërisht ky moment kur pacienti fillon të mos i ndjejë më protezat si një trup i huaj pasi me kalimin e kohës trupi fillon ti konsiderojë ato si pjesë e organizmit, çka bën të mundur rikthimin në aktivitetin normal. Gjatë periudhës së rekuperimit është e rëndësishme mbajtja e reçipetave të posaçme të cilat shërbejnë për ta mbajtur gjoksin të palëvizshëm. Këshillojmë të shmangni aktivitetet e rënda fizike për 3 – 4 javë pas operacionit.

Pacientët tanë