Zmadhim i gjoksit

Shumë femra zgjedhin të zmadhojnë gjoksin e tyre për t’u dukur më tërheqëse duke shtuar kështu tek vetja ndjesinë e feminilitetit. Zmadhimi i gjoksit realizohet nëpërmjet vendosjes së implanteve sintetike për të krijuar një gjoks më të plotë. Femrat që duan të zmadhojnë gjoksin duhet te kenë arritur moshën e pjekurisë (18 vjeç), të diskutojnë paraprakisht me kirurgun mbi pritshmëritë që kanë për ndërhyrjen dhe të jenë të përgatitura për të ndjekur disa rregulla, jo vetëm përpara operacionit, por edhe pas tij, në mënyrë që të sigurohet suksesi i ndërhyrjes. Mjekët tanë kanë njohuritë dhe eksperiencën e nevojshme për të garantuar rezultatet e dëshiruara në mënyrë të sigurt e të efektshme. Ju bëjmë me dije se protezat që perdorin kirurgët italianë të klinikës DaVINCI kanë garanci të përjetshme dhe nuk është e nevojshme që ato të zëvendësohen pas një kohe të caktuar. Operacioni i zmadhimit të gjoksit zakonisht zgjat 90 minuta dhe kryhet nën anestezi totale. Kjo ndërhyrhe nuk kufizon ushqyerjen me gji të foshnjes, nuk rrit rrezikun e tumorit të gjirit dhe lejon kryerjen e të gjitha llojeve të egzaminimeve mjekësore si mamografia dhe ekografia.

Pas operacionit

Pacientët që i nështrohen kësaj ndërhyrjeje duhet të qëndrojnë një natë në spital nën kujdesin e stafit mjekësor. Tre ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale pacienti duhet të paraqitet pranë klinikës sonë për të kryer mjekimin e plagës. Në shumë raste personi i operuar ndjen një shtrëngim në zonën e kraharorit, veçanërisht ditët e para. Kjo vjen si rezultat i vendosjes së protezave nën muskulin pektoral. Pas muajit të parë sistemi imunitar i njeriut fillon të krijojë një mbështjellje përreth protezave duke i izoluar këto të fundit. Është pikërisht ky moment kur pacienti fillon të mos i ndjejë më protezat si një trup i huaj pasi me kalimin e kohës organizmi fillon ti konsiderojë ato si pjesë e organizmit, çka bën të mundur rikthimin në aktivitetin normal. Gjatë periudhës së rekuperimit është e rëndësishme mbajtja e reçipetave të posaçme të cilat shërbejnë për ta mbajtur gjoksin të palëvizshëm. Këshillojmë të shmangni aktivitetet e ngarkuara fizike për dy deri në tre javë pas operacionit.

Kliko mbi foto dhe shiko shembuj nga pacientet tanë:

Rezervoni një konsultë falas