Rimodelim i Barkut

Abdominoplastika, e njohur gjithashtu si “rimodelim i barkut”, është një ndërhyrje që sheshon dhe konturon zonën e barkut dhe të belit dhe që mund të kryhet vetëm në zonën e barkut, ose të kombinohet me të tjera ndërhyrje si, liposucioni, zmadhimi i gjoksit dhe ngritja e gjoksit. Qëllimi i abdominoplastikës është të heqë dhjamin dhe lëkurën e tepërt duke tërhequr dhe sheshuar barkun. Rezultati përfundimtar që arrihet nga abdominoplastika është një bark më i bukur estetikisht përsa i përket pamjes, tonit të muskujve, dhe siluetës në tërësi. E gjitha kjo kryhet duke lënë shenjën më të vogël të mundshme për arritjen e qëllimit. Gjatë ndërhyrjes tregohet kujdes që shenja të jetë e pozicionuar në një vend që mund të mbulohet lehtësisht nga veshjet intime (të brendshme) apo bikini. Ndërhyrja zgjat afërsisht dy deri në tre orë, ndryshon nga pacienti në pacient dhe kryhet nën anestezi totale me prezencën anestezistit gjatë gjithë ndërhyrjes kirurgjikale. Prerja e një abdominoplastike bëhet shumë poshtë barkut. Të gjitha prerjet mbyllen me shumë kujdes, për të arritur rezultatin më të mirë të mundshëm.

Pas operacionit

Pacientët inkurajohen të ecin në mbrëmjen e ndërhyrjes për të parandaluar mpiksjen e gjakut. Personat që kryejnë këtë ndërhyrje janë në monitorim të vazhdueshëm nga kirurgët tanë dhe do të kryejnë vizita periodike pranë klinikës për mjekimin e plagëve post-operatore deri në rekuperimin e plotë të pacientit. Periudha e shërimit gjatë së cilës rifillohet aktiviteti normal ditor zgjat një deri dy javë. Aktiviteti i tepruar ose mbajtja e peshave duhen shmangur për tre ose katër javët e para pas ndërhyrjes, por që mund të shtohet gradualisht më vonë nëse është bërë riforcim i muskujve të barkut. Rezultatet e abdominoplastikës dhe mini-abdominoplastikës janë të qëndrueshme në kohë nëse kombinohen me një dietë të balancuar dhe aktivitet të rregullt fizik.



Kliko mbi foto dhe shiko shembuj nga pacientet tanë:

Rezervoni një konsultë falas