Lifting i kofshëve

Është e zakonshme që femrat të shëndoshen në pjesën e brendshme të kofshëve. Nëpërmjet ushtrimeve mund të forcojmë muskujt e kofshëve, por nuk mund të shmangin varjen e lekurës. Gjenetika, ndryshimet hormonale si shtatëzania apo menopauza, si edhe një dietë e varfër apo pak ushtrime fizike mund t’a komplikojnë situatën. Gjithsesi, nëse problemi është lëkura e tepërt, procedura e ndërhyrjes për tërheqjen e lëkurës së kofshëve e realizuar nga doktorët tanë, mund të tendosë zonën që shkon nga ijet deri tek gjunjët duke krijuar një pamje më të këndshme e më të tonifikuar. Ky rast është më i shpeshtë tek ata persona që kanë arritur humbje të mëdha të peshës. Nëse pesha juaj është relativisht e qëndrueshme dhe jeni duke luftuar me indet e buta të pjesës së brendshme të kofshëve, atëherë mund të jeni një kandidate e mirë për të kryer këtë ndërhyrje. Operacioni mund të jetë pjesë e një plani më të përgjithshëm rinimi dhe të kryhet në kombinim edhe me procedura të tjera, si për shembull me ngritjen e vitheve.

Operacioni
Procedura për tërheqjen e lëkurës së tepërt në zonën e kofshëve bëhet nën anestezi të përgjithshme. Operacioni zgjat nga dy deri tre orë, në varësi të shkallës së nevojshme të tërheqjes së lekurës dhe procedurave të tjera që mund të kombinohen gjatë kësaj ndërhyrje.
Para operacionit të rimodelimit të kofshëve është e nevojshme të depilohet zona pubike në mënyrë që të shmanget infeksioni. Doktori do t’ju bëjë disa matje të përgjithshme ndërkohë që jeni në këmbë dhe më pas kur të shtriheni.
Me t’u përcaktuar zona në të cilën do të kryhet ndërhyrja, bëhen prerjet, të cilat vendosen zakonisht në pjesën e brendshme të kofshës. Pas prerjeve, doktori do të ngrejë dhe eliminojë lëkurën e tepërt, ndërkohë që do të rimodelojë lëkurën e mbetur tek kofshët duke i dhënë një pamje më të tërhequr. Teknikat që përdorin zakonisht mjekët tanë i vendosin prerjet në zona ku nuk mund të dallohen.

Pas Operacionit
Dhimbjet e lehta janë të zakonshme pas operacionit, por mund të zbuten me mjekime. Qepjet mund të hiqen pas 10 deri në 14 ditë pas operimit, megjithëse pjesa më e madhe e qepjeve nuk janë të nevojshme të hiqen pasi penjtë janë të absorbueshëm dhe bien vetë. Fashot do të hiqen pas një ose katër ditësh ndërsa drenazhet zakonisht hiqen brenda 10 ose 14 ditësh pranë klinikës sonë. Koha e shërimit për një ndërhyrje të tillë është zakonisht dy ose tre javë. Ndërkohë eksperienca individuale e shërimit mund të ndryshojë në varësi të pacientit por gjithsesi për dhjetë ditët e para është i rekomanduar regjimi në shtrat. Lëvizjet e parakohshme pas operimit mund të pengojnë procesin e shërimit. Nëse rezistoni ndaj nxitjes për t’u ngritur dhe lëvizur, do të ndihmoni në shpejtimin e shërimit tuaj. Disa ënjtje dhe kruajtje janë të zakonshme, ndërkohë që linja më të rregullta të kofshëve do të vërehen menjëherë pas kësaj ndërhyrjeje. Gjithashtu do të vihet re një përmirësim i cilësisë së lëkurës. Një veshje e ngushtë do t’ju ndihmojë të minimizoni ënjtjet dhe të mbështesni shërimin e indeve në pak javë. Në fillim shenjat mund të kenë ngjyrë rozë, por ato do të largohen pas nëntë ose 12 muajsh.

Kliko mbi foto dhe shiko shembuj nga pacientet tane:

Rezervoni një konsultë falas