Lifting i gjoksit

Me kalimin e viteve, është shumë e zakonshme që gjoksi të humbasë fortësinë e tij dhe të fillojë të varet si pasojë e moshës, luhatjeve të peshës, shtatzanisë dhe ushqyerjes me gji. Edhe pse ndërhyrja nuk shërben për ta bërë gjoksin më të madh ose më të plotë, ajo është në gjendje që të ndihmojë në ngadalësimin e efekteve të plakjes duke tendosur lëkurën e gjoksit. Gjithashtu kjo ndërhyrje mund të jetë e dobishme për zvogëlimin e masës së areolës, e cila është zona me pigment të errët përreth mamelës (thithës) së gjoksit. Ngritja e gjoksit mund të kombinohet edhe me zmadhimin e tij, vecanërisht për gratë të cilat e kanë humbur volumin e gjoksit të tyre nga shtatzanitë e mëparshme. Ndërhyrja kirurgjikale e ngritjes së gjoksit kryhet në sallë operacioni e cila zgjat dy orë dhe është një procedurë që nuk kërkon shtrim të gjatë në spital, por gjithsesi rekomandohet një kohë minimale shtrimi në spital prej një deri në dy netë me qëllim monitorimin e vazhdueshëm të pacientit. Operacioni kryhet nën anestezi totale nën kujdesin e një anestezisti. Mjekët tanë e realizojnë këtë ndërhyrje duke përdorur teknikat kirurgjikale më bashkëkohore për të arritur një rezultat sa më natyral.

Pas operacionit

Menjëherë pas operacionit është normale që pacientet të ndjejnë dhimbje në kraharor. Mjekët tanë do përkujdesjen për zvogëlimin e këtyre dhimbjeve duke ju këshilluar medikamente kundër dhimbjeve. Brenda një dite do të ngriheni dhe do të kryeni aktivitetet bazë të përditshmërisë, përfshirë edhe të bërit dush. Për javën e parë kirurgu juaj do ju këshillojë një krem antibiotik për të ulur rrezikun e ndërlikimeve. Gjatë dy javëve të para, ju gjithashtu do të udhëzoheni që të vishni recipeta kirurgjikale sepse recipetat normale nuk janë të përshtatshme të vishen gjatë shërimit. Shumica e pacienteve që punojnë në zyra mund të kthehen në punë brenda një jave. Është normale që gjoksi të jetë i enjtur dhe të krijojë bezdi për dy ose tre javët e para. Shenjat do të mbeten të kuqe deri në gjashtë muaj, e më vonë do të vijnë dalëngadalë duke u zbehur në ngjyrën e lëkurës. Rezultatet përfundimtare nga ngritja e gjoksit shihen zakonisht pas gjashtë muajsh dhe janë të qëndrueshme.

Kliko mbi foto dhe shiko shembuj nga pacientet tanë:

Rezervoni një konsultë falas