“Trekëndëshi i Rrezikut” në fytyrë dhe rreziqet që paraqet, të shpjeguara.

“Trekëndëshi i Rrezikut” në fytyrë dhe rreziqet që paraqet, të shpjeguara.

Mund të duket si një emër i sajuar nga markat e bukurisë, por është në fakt një term i vërtetë që mund ta gjeni në Wikipedia dhe që shpjegohet edhe në shkollën e mjekësisë. Trekëndëshi formohet duke hequr një vijë imagjinare nga dy cepat e buzës dhe duke përfshirë të gjithë hundën.

Keni edhe ju probleme me Akne dhe Rozacea? Cfarë ndodhi në takimin e Dermatologëve Amerikanë që i ekzaltoi të gjithë?

Keni dëgjuar me mijëra herë që të prekësh aknet nuk është gjë ë mirë, por më poshtë do të tregojmë pse duhet të tregoheni më vigjilent me këtë zonë, në krahësim me zonat e tjera të fytyrës.

Ekzaktësisht në qendër të këtij trekëndëshi, por nën sipërfaqen e lëkurës është sinusi cavernus, i cili strehon nerva esenciale dhe enë e gjaku që mbartin gjakun në tru. Nëse lëkura e trekëndëshit do të infektohet, infeksioni mund të përhapet, të depërtoj në enët e gjakut dhe, në rastin më të keq, mund të çojë në trombozë të sinusit cavernus (formimi i koagulave të gjakut të gjakut), infaktit ose edhe vdekjes.

Shenja nga Aknet? Mundimit tuaj për ti eleminuar i erdhi fundi. Ja cfarë sekreti ju ka shpëtuar.

Nëse një pucër infektohet në këtë zonë, atëherë rruga që i duhet infeksionit për të arritur sinusin cavernus është e shkurtër.

Normalisht që nuk duhet të traumatizoheni nëse shikoni një akne të inflamuar, pasi me antibiotikët që ekzistojnë sot kemi mundësinë që shumë lehtë të parandalojmë këto reaksione zinxhir.

Lexoni me shume per trajtimin e Akneve ne Klinike DaVinci

Gjëja e parë që duhet të kryeni kur të vëreni që një akne në këtë zonë është zmadhuar dhe/ose inflamuar së tepërmi, është që duhet të vizitoni menjëherë  dermatologen.

“Trekëndëshi i rrezikut” është një pseudonim tmerrues por ju duhet të kuptoni që ekziston një llogjikë pas këtij emri, dhe evitimi i infeksioneve serioze është dicka që mund të arrihet duke ju bindur vetëm një rregulli:

Mos ngacmoni me duar asnjë akne ose asnjë plagë që po shërohet, as kur i thoni vetes që do të jetë një shtypje e lehtë ose do e bëni me duar të lara.

Ngacmimi i akneve ekzistuese mund të bëjë që të dalin akne të tjera dhe gjithashtu mund të lëjë shenja të reja, edhe nëse jeni jashtë zonës së trekëndëshit.