TRAJTIMI I RRUDHAVE ME BOTOX
Botox është një nga trajtimet më të njohura dhe më efektive kundra plakjes. Trajtimi i rrudhave me Botox bëhet për eliminimin e rrudhave si dhe për të pasur një pamje të relaksuar të mimikave të fytyrës. Botox, që shumë prej jush e njohin edhe me emrat tregtar si Azzalure, Vistabex apo Bocouture, është aktualisht trajtimi më i kërkuar në estetikë. Toksina botuline e Tipit A, e njohur në kozmetikë me emrin Botox, është një substancë e cila ndalon tejçimin e impulseve nervore tek muskujt, duke reduktuar lëvizjen e tyre dhe si rrjedhim pakëson evidentimin e rrudhave dhe zbehjen e mimikave të fytyrës.
Botox mund të aplikohet në disa zona të fytyrës si:
Personat ideal për këtë trajtim janë ata të cilët për shkak të mimikës apo shprehjeve të fytyrës u krijohen rrudha dhe vija të shumta. Injektimi i Botox bën të mundur që këto vija apo rrudha mos të krijohen më për një periudhë 4 – 6 mujore. Injektimi Botox nuk është i bezdisshëm pasi mjekët aplikojnë krem anestetik e cila mpin zonën ku do të bëhet aplikimi që pacienti të ndjejë minimumin e diskomfortit. Procedura e injektimit zgjat vetëm pak minuta por efekti do të duket pas ditës së pestë. Është tepër e rëndësishme që trajtimi të kryhet nga mjek Dermatolog apo kirurg estetik, pasi injektimi duhet realizuar në mënyrë të tillë që personi të vazhdojë të ruajë shprehitë e fytyrës për tu dukur sa më natyral. Trajtimi me Botox nuk ka rrezik për infeksione dhe menjëherë pas trajtimit ju mund ti riktheheni rutinës tuaj.