Trajtim për Flokët

PRP (Plazma e Pasur me Trombocite) + Ampulë Dermaheal HL (Kundra Rënies së Flokëve)

Trajtimi me PRP dhe efekti i saj pozitiv te flokët?

PRP (Platelet Rich Plasma) është një produkt natyral i krijuar nga vetë trupi juaj. Ai ndihmon për t’i rikthyer rininë dhe elasticitetin lëkurës si dhe për të zbehur vijat dhe rrudhat në lëkurë. PRP është terapi kuruese për lëkurën përmes së cilës arrihet rigjenerimi i indeve, induksioni i diferencimit të qelizave, formimi i matricës extraqelizore si dhe rritja e prodhimit të kolagjenit. Çdo trombocit është gjithashtu një depo biokimike dhe rregullator sinjalizues i faktorëve të rritjes që marrin pjesë në shërimin dhe rigjenerimin e indeve në përgjigje të lëndimit.

PRP është një teknikë e re në fushën dermo-estetike por me një histori të gjatë përdorimi prej më shumë se 30 vitesh në fusha të tjëra të mjekësisë si kirurgjia plastike, ortopedi, stomatologji etj.

Plazma e injektuar në zonën e flokëve ka për qëllim riaktivizimin e rrënjes se flokut duke stimuluar rritjen dhe forcimin e tyre.

Trajtimi i flokëve me ampulat Dermaheal HL dhe përfitimet nga ky trajtim?

Dermaheal HL është produkt i prodhuar nga kompania prestigjoze Kanadeze Caregen, lider botëror ne fushën e produkteve dermokozmetike. Klinika DaVINCI ka eskluzivitetin për përfaqësimin e kësaj marke në Shqipëri.

Në gamën e produkteve të Caregen, një ndër produktet më efikase në trajtimin e rënies së flokëve është Dermaheal HL, i cili falë përbërsve me faktorë rritje dhe peptide biomimetike bën të mundur forcimin e bulbit të rrënjës së flokut duke bërë të mundur forcimin e flokëve aktual dhe daljen e flokëve të rinj.

Dermaheal HL ndihmon gjithashtu në hidratimin dhe ushqyerjen intense të skalpit të kokës.

Aplikimi i ampulës Dermaheal HL rrit mikroqarkullimin e gjakut duke munëdsuar rivitalizimin e folikujve të qimeve. Përmes zmadhimit të përmasave të folikujve, induktohet rritja e flokëve dhe ndalohet rënia e tyre.

Kombinimi i terapisë PRP me Dermaheal HL

Trajtimi me PRP përveç efekteve pozitive të lartpërmendura, nëse duam të arrijmë rezultate më të kënaqshme për flokët atëherë kombinimi me ampulën Dermaheal HL është zgjidhja e duhur.  Kombinimi i PRP me ampulën Dermaheal HL ka për qëllim të përmirësojë skalpin e kokës duke e hidratuar dhe ushqyer në thellësi dhe si rezultat do të kemi forcim të rrënjëve të flokut dhe dalje e flokëve të rinj.

Si aplikohet PRP me Dermaheal HL?

Fillimisht merret një sasi e vogël gjaku prej 30 – 60 ml nga trupi i personit që do trajtohet dhe vendoset për tu centrifuguar në aparaturë nëpërmjet së cilës arrihet ndarja e komponentëve përbërës të gjakut.

Pas centrifugimit veçohet plazma e pasur me trombocite dhe bashkohet me ampulën HL, e cila më pas injektohet në zonën e flokëve në një procedurë që zgjat 20 – 30 minuta. Rezultatet optimale të trajtimit arrihen relativisht pas 3 deri në 4 javë pas aplikimit. Stafi mjekësor rekomandon aplikimin e 4 deri në 5 seanca për arritjen e rezultateve të kënaqshme, me distancë kohore nga njëra tjetra prej 30 ditësh.

Avantazhet e trajtimit me PRP + Dermaheal HL

Trajtimi është një proçedurë jo alergjike qëndihmon në:

–     Rigjenerimin e folikujve të devitalizuar:

–     Përmirësimin  e cilësisë së skalpit të kokës:

–     Përshpejtimin e daljes së flokëve të rinj

–     Riaktivizimin e rrënjës së flokëve duke stimuluar rritjen dhe forcimin e tyre.

Këshilla përpara trajtimit me PRP + Dermaheal HL

Nuk rekomandohet përdorimi i Aspirinë-s, Ibuprofen-it, Naproxen-it ose ndonjë medikament tjetër anti-inflamator jo steroid (AIJS) 10 ditë përpara trajtimit. Këto substanca çrregullojnë funksionin e trombociteve në procesin normal të koagulimit duke nxitur hemoragji dhe mavijosje. Nëse është e nevojshme marrja e këtyre medikamenteve, sygjerohet zëvendësimi i tyre me paracetamol.

Këshilla pas trajtimit me PRP + Dermaheal HL

Mos frekuentoni sauna, banja të nxehta, Jacuzzi ose të notoni për 2 deri në 3 ditë pas trajtimit.

Mos u ekspozoni në temperatura ekstreme të nxehta ose të ftohta për 2 deri në 3 ditë pas trajtimit.

Mos zhvilloni aktivitet fizik të rëndë 24 orët e para pas trajtimit.

Kliko mbi foto dhe shiko shembuj nga pacientet tane:

Rezervoni një konsultë falas