Testi për të mësuar llojin e lëkurës tuaj

Testi për të mësuar llojin e lëkurës tuaj

Keni përdorur ndonjë herë ndonjë produkt “Cudibërës” i cili nuk ka dhënë aspak efekt, ose që mund edhe të ketë përkeqësuar gjendjen e lëkurës?

Ka shumë mundësi që produkti nuk ka qënë i përshtatshëm për tipin e lëkurës tuaj.

Si të njihni tipin e lëkurës tuaj

Për të gjetur se cfarë lloj lëkure është, fillimisht duhet të ndiqni tre hapa të thjeshtë.

Hapi i parë: Lani fytyrën me pastrues delikat për të eleminuar gjithmë make-up, vajin dhe papastërtitë.

Hapi i dytë: E thani me kujdes lëkurën. Mos aplikoni asnjë hidratues ose serum për lëkurën.

Hapi i tretë: Prisni një orë. Gjatë kesaj kohe mos e prekni fytyrën tuaj (i rezistoni tundimit). Pas një ore shikoni nga afër dhe vëreni detajet e lëkurës tuaj.

Lëkura e thatë

Si ta dalloni: Nëse lëkura juaj ndihet e tendosur dhe ndieni kruarje, ose ju duket sikur kurr nuk keni përdorur mjaftueshëm hidratues atëherën keni lëkurë të thatë.

E rëndësishme është të dalloni diferencën midis lëkurës së that dhe lëkurës së dehidratuar. Lëkura e thatë është një tip i lëkurës e shkaktuar nga pamjaftueshmëria e vajit të prodhuar nga lëkura. Lëkura e dehidratuar është një gjendje e përkohshme e lëkurës e shkaktuar nga mungesa e hidratimit të mjaftueshëm si pasoj e faktorëve klimatik, mjedisor dhe nga mos-konsumimi i mjaftueshëm i ujit.

Lëkura yndyrshme

Si ta dalloni: Lëkura juaj është e ndritshme, mund të dalloni tepricë të vajit të lëkurës në fytyrë, qafë shpatulla dhe shpinë. Mund të ndjeni nevojën të pastroni fytyrën tuaj në mësditë, kur vaji i lëkurës arrin pikun. Poret tuaja janë të mëdha dhe bllokohen lehtësisht duke u pasur nga kokat të bardha/të zeza, pucra dhe akne cistike.

Lëkura e kombinuar

Si ta dalloni: Lëkura juaj është e yndyrshme, ka pore të mëdha ose akne në zonën T (ball, hund dhe mjekë), por është e thatë ose normale në faqe dhe në vijën e mjekrës. Kjo lloj lëkure kërkon kujdes, pasi duhen përdorur 2 klasa të ndryshme produktesh për secilën nga zonat. Qëllimi: Të arrini ekuilibrin.

Lëkura normale

Si ta dalloni: Lëkura juaj është pa efekte të mëdha të dukshme, jo shumë yndyrë, tharje dhe akne që dalin rrallë dhe largohen shpejt pa shumë efort. Reaksionet ndaj produkteve pothuajse nuk ndodhin kurrë.

Lëkura e ndjeshme

Si ta dalloni: Nëse lëkura juaj irritohet ose skuqet kollaj, nëse ju kruhet, ndihet e thatë ose skuqet kollaj atëherë keni një lëkurë të ndjeshme. Lëkura juaj reagon shpejt ndaj një produkti të ri, skuqet lehtësisht në temperaturë.

Personat me lëkurë të ndjeshme vuajnë më shumë nga djegia e lëkurës dhe mund të haset shpesh ekzema dhe/ose rozacea