Të mësosh sesi të ushqehesh dhe të jetosh i shëndetshëm qenka shumë e thjeshtë.

Të mësosh sesi të ushqehesh dhe të jetosh i shëndetshëm qenka shumë e thjeshtë.

Dihet që celësi për një jetë të shëndetshme është yshqyerja e përshtatshme. Cfarë do të thotë të ushqehesh në mënyrë të përshtatshme? Është e njëjtë ajo për të gjithë? Jo

Një masë bluzeje nuk bën për të gjithë, dhe këshillat e përgjithshmë për dietën nuk përshtatshme për të gjithë. Nutrigjenetika tregon cila dietë është e përshtatshmja për ju. Një test i thjeshtë dhe me kosto të ulët që mund të të ndryshojë jetën përgjithmonë.

Disa nutrigjenetis  tashmë testojnë ADN-në dhe ofrojnë këshilla dietike. A është kjo e ardhmja e parandalimit të sëmundjes?

“Kuzhina e së ardhmes”, thotë një nga shkencëtarët kryesorë, ka të ngjarë të jetë e tillë që tju ofrojë listën tuaj të personalizuar të ushqimeve. Doza e përditshme e lënëdëve ushqyese mund të shtohet në kafe tuaj në mëngjes. Ose ndoshta, thotë Xhefri Blumberg, profesor i shkencës dhe politikës së të ushqyerit në Universitetin Tufts në Masaçusets: “Një printer 3D do të ‘printojë’ lëndët e ndryshme ushqimore që ju nevojiten në një copë çokollate, sipas formës tuaj të preferuar”.

Shkenca e gjenetikës po na çon më pranë një modeli të kujdesit shëndetësor që synon parandalimin e sëmundjes bazuar në cilësitë individuale dhe jo pritjen për të trajtuar simptomat. John Hesketh, biolog  molekular në shkollën mjekësore të Universitetit të Neëcastle, i është referuar ushqimeve të personalizuara si Grali i Shenjtë i kujdesit shëndetësor. “Do të ishte e preferueshme që trajtimi t’i përshtatej individit, sesa një grupi personash ose popullatës në përgjithësi”, thotë ai.

Faqja e internetit të NHS Genetics Education pajtohet me mendimin se: “Në të ardhmen … ne mund të jemi në gjendje të rekomandojmë një dietë të pasur me ushqime që përmbajnë një lëndë ushqyese të veçantë që mund të caktivizoj një gjen që kontribuon në zhvillimin e sëmundje kronike si presioni i lartë i gjakut, sëmundja e Alzheimerit  etj. ”

Konsumatorët tashmë mund të kenë testet e veta nutrigenetike. Mjafton të shkoni në vendin ku ofrohet shërbimi, të lejoni të marrin një kampion të gjakut dhe me kaq mbaron puna juaj. Testi kryhet për të parë nëse një person ka intolerancë ndaj laktozës, një ndjeshmëri më të lartë se normalja ndaj alkoolit, kafes, karbohidratete ose një yndyrës të ngopur, një nevojë të rritur për omega-3, vitamina B, antioksidantë, vitaminë D etj. Duke përdorur këtë informacion, ofrohet lista ushqimore ku tregohet se cfarë duhet të hani më pak dhe cfarë duhet të hani më shumë.

Klikoni këtu për të rezervuar një konsultë në klinikën DaVinci për shërbimin e Nutrigjentikës.

Variantet e zakonshme gjenetike të përfshira njihen si Single Nucleotide Polymorphisms (SNPs). Sipas Keith Grimaldi, zyrtari kryesor shkencor i DNAFit: “Një SNP që do të përfshihet në analizimin nutrigjenetik,  duhet të studiohet në studime specifike për ndërveprimin gjen-ushqim dhe rezultatet duhet të vërtetohen disa herë”.

Disa SNP-të janë të njohura mirë për rezultate të caktuara që ato sjellin, të tilla janë ato që lidhen me nevojën e rritur për acidin folik dhe vitaminat B6 dhe B12, si dhe ndjeshmërinë e kafeinës. Por Grimaldi pranon se këshillat, të tilla si: “Ulja e yndyrave të ngopura, hani më shumë perime , dhe kështu me radhë” është pak i saktë. “Rezultati është për një individ dhe nuk ka dicka fikse për të gjithë masën si dallimi i të bardhës nga e zeza “.