skip to Main Content

OUR TEAM

STAFI YNË

Kirurgët Italianë të Klinikës DaVINCI

Doktorët e DaVINCI janë specializuar në universitetet lider të Kirurgjisë Estetike në SHBA dhe Europë, janë pjesë e shumë konventave dhe konferencave shkencore që zhvillohen në vendet perëndimore nga organizatat më të njohura ndërkombëtare në kërkimet shkencore, risitë teknologjike dhe studimet mjekësore në fushën e kirurgjisë estetike. Gjithashtu mjekët tanë publikojnë vazhdimisht artikuj shkencorë në revistat më prestigjioze europiane, duke gërshetuar kështu eksperiencën dhe gjetjet nga puna e tyre e përditshme me ato të kolegëve të tyre në mbarë botën rreth fushës së kirurgjisë estetike, dhe njëkohësisht duke dhënë kontributin e tyre në këtë fushë, e cila po njeh zhvillim të hovshëm vitet e fundit.  Aktualisht kirurgët e Klinikës DaVINCI ushtrojnë profesionin e tyre në klinikat estetike më të njohura në Itali, dhe prej nëntë vitesh edhe në Shqipëri.

Ju mund të takoni mjekët tanë specialistë pranë ambienteve tona në Klinikën DaVINCI në Tiranë si edhe në Klinikën DaVINCI në Prishtinë ku jemi operativë që prej vitit 2017.

Kirurgët tanë kanë operuar me sukses mijëra pacientë shqiptarë, italianë dhe të gjitha kombësive, përvoja dhe profesionalizmi i tyre janë të padiskutueshme.

Ky ekip profesionistësh janë pjesë e DaVINCI duke ofruar tashmë standardet perëndimore të kirurgjisë estetike por me çmime të përgjysmuara krahasuar me ato të klinikave më të njohura europiane.

PhD.MSc Mjek Kirurg specialist në kirurgjinë plastike, estetike dhe rikonstruktive.
U diplomua në vitin 1988 në Universitetin Katolik të Romës.
Një rrugëtim i gjatë, plot eksperienca dhe mundësi për rritje, e çoi të punojë në struktura prestigjioze si në Evropë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mjek Specialist Otorinolaringolog, ka përfunduar studimet e larta në universitetin e Triestes në vitin 1995. Është specializuar si kirurg otorinolaringolog si edhe në kirurgjinë e hundës dhe nazo-sinuzale.

Mjek Kirurg Specialist i Otolaringologjisë, i diplomuar në vitin 1997 me Diplomë Nderi të klasit të parë në Mjekësi dhe Kirurgji, në Universitetin e Romës “La Sapienza”, 1993.

Prof. Dr. Francesco Stipa u diplomua në Mjekësi dhe Kirurgji në vitin 1988 në Universitetin e Romës “La Sapienza” dhe u specializua në Kirurgjinë e Përgjithshme në vitin 1993 në Universitetin e Romës “Tor Vergata”. Eksperiencën e tij të punës e ka organizuar në Itali dhe jashtë saj. Gjatë trajnimit të tij ai punoi në spitale të shumta duke përfshirë: Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos; Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts, Boston; “S. Maria Goretti” nga Latina; spitali Princess Grace në Principatën e Monakos; Spitali Queen Mary i Universitetit të Hong Kongut; spitali Klinikum Recht der Isar i Universitetit Teknik të Mynihut; Spitali Civil i Rietit; Spitali Izraelit në Romë.

Dr. Alessandro Borgognone u diplomua në Mjekësi dhe Kirurgji në vitin 1982 në Universitetin e Romës “Cattolica del Sacro Cuore”.
Dr.Borgognone është specialist në Kirurgjinë Plastike dhe Rikonstruktive, Kirurgjinë Vaskulare dhe Kirurgjinë e Përgjithshme. Mjeku ka aftësi të shkëlqyera kirurgjikale në sektorin e gjirit, fytyrës dhe trupit (liposuction), në të cilin përdor teknika inovative të fituara gjatë pjesëmarrjeve të shumta në kurse trajnimi kombëtare, ndërkombëtare dhe konferenca rifreskuese.

Dr. Natascia Bovenga u diplomua në Mjekësi dhe Kirurgji në vitin 2000 në universitetin “La Sapienza” të Romës.
U specializua në Anesteziologji, Reanimacion dhe Terapi të Dhimbjes në Universitetin “La Sapienza” të Romës (viti akademik 2005-2006).
Dr. Bovenga ka bashkëpunuar në krijimin e punimeve dhe botimeve shkencore dhe për një kohë të gjatë ka qënë docente në kurset përgatitore për Fakultetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë.