Smogu i qytetit po ju shkatërron lëkurën dhe po ju lodh fytyrën? Si mund ta evitoni këtë gjë me dy hapa të thjeshtë që mund ti bëni në shtëpi

Smogu i qytetit po ju shkatërron lëkurën dhe po ju lodh fytyrën? Si mund ta evitoni këtë gjë me dy hapa të thjeshtë që mund ti bëni në shtëpi

Zonat urbane janë të njohura për numrin e madh të popullsinë… dhe cilësinë e tyre të dobët të ajrit. Me banorët e qyteteve që përbënin më shumë se gjysmën e popullsisë së botës në vitin 2016 – një numër që pritet të rritet në 60% deri në vitin 2030 – nevoja për zgjidhjen e problemeve lidhur me ndotjen e ajrit është në rritje.

Lexo: “Pse një pemë më shumë mund të shtoj një buzëqeshje më shumë?”

Një kujdes rutinë i specializuar për lëkurën mund të ndihmojë në menaxhimin e efekteve të dëmshme të ndotjes së ajrit, sipas hulumtimit në Journal of the American Academy of Dermatology.

Metoda

Testi u zhvillua në Shangai, një zonë shumë e ndotur në Kinë. Hulumtuesit rekrutuan 53 gra kineze me lëkurë të ndjeshme, 35-63 vjeç. Ndjeshmëria e lëkurës u përcaktua duke përdorur një test “pickues”, në të cilin një solucion 10% acid acid laktik u aplikua në lëkurë.

Lexjo:”Duhet ta lexoni patjetër nëse keni të afërm që vuajnë nga alergjia nga penicilina. Mund ti shpëtoni jetën.”

Subjektet më pas ndoqën një rutinë të rregullt për kujdesin të lëkurës për katër javë, duke përfshirë një pastrues(cleanser) të butë dhe mbrojtje ditore ndaj diellit duke përdorur produkte që përmbajnë nivele të larta të mbrojtjes ndaj UVB dhe UVA. Në përfundimin e periudhës së testimit, subjektet përshkruan një rënie të ndjeshmërisë dhe reaktivitetit të lëkurës ndaj faktorëve të ngacmues (lëkura acarohej më pak nga ndotësit).

Lexo për shërbimin Peeling

Vlerësimet u kryen në fillin dhe javën e fundit të studimit, duke përfshirë testet e “pickuese” dhe vlerësimin e vetë grave për lëkurën, shenjat funksionale të lëkurës (ndjesi cpuese, djegie, diskomfort), shenjat klinike (eritemë, thatësi, rjepie e lëkurës) dhe “tape stripping”. Këto teste gjetën më pak stres oksidativ për shkak të një rënie të ndjeshme të përqëndrimit të  proteinave karbonile në lëkurë në javën e katërt.