Si u pregatit Dakota Johnson për “Fifty Shades Freed”

Si u pregatit Dakota Johnson për “Fifty Shades Freed”

A e keni menduar ndonjëherë si do ta ndryshonit mënyrën si trajtoni trupin tuaj nëse do ishit duke filmuar një seri filmash si 50 Shades? Shumica e grave nuk duhet ta vrasin mendjen për këtë gjë. Dakota Johnson, 28, e bëri. Ja si është përgatitur ajo të luante Anën në 50 Shades Freed.

Përdori të njëjtin trajnere si Jessica Alba.

Ndërsa jetontë në Vankuver, Dakota punoi me trajneren personale Ramona Braganza, e cila ishte punësuar nga shtëpia prodhuese e Fifty Shades. Klientja e parë e famshme e Ramona ishte Jessica Alba, e cila filloi të stërvotej me Ramonën në moshën 17 vjeçare. Gjatë viteve të punës, Ramona ka trajnuar edhe Halle Berry,  Anne Hathaëay dhe të tjera aktore të famshme.

Dakota ndryshoi shumë pak për të luajtur Anën.

“Edhe pse kemi punuar për të përmirësuar shpatullat e saj, ruajtjen e formës së vitheve, dhe tonifikimin e muskujve të barkut dhe krahëve, qëllimi kryesor ishte për ta vënë në lëvizje për 30 minuta cdo ditë,” shprehet Ramona.

Ramona Braganza në trailerin e stërvitjes

Dakota u stërvit pesë ditë në javë për 30 deri në 60 minuta.

“Gjatë muajve të parë të xhirimeve, kemi kryer stërvitje më agresive, por më vonë, kemi e shkurtuar në vetëm 30 minuta,” thotë Ramona. “Dhe nganjëherë, Dakota thjeshtë ecte në natyrë.”

Dakota kryente lëvizje të ndryshme gjatë çdo seance.

“Kur bëni të njëjtat ushtrim gjatë gjithë kohës, filloni të ndërtoni muskuj”, thotë Ramona. “Qëllimi ynë ishte të tonifikonim muskujt e saj dhe jo ti zmadhonim, kështu që u stërvitëm në mënyra të ndryshme”.

Gjatë një stërvitjeje tipike, Dakota do të ngrohte muskujt për 5 deri në 10 minuta , kryente tre sete rresht, pastaj kryente kardio. Ramona përdori lëvizje të frymëzuara nga valle, Pilates, kickboxing dhe yoga për të bërë që seancat të jenë interesantë.

Ajo kreu shumicën e stërvitjes së saj në një trailer.

“Filmat me buxhet të madh përdorin palestra në trailer, kështu që stërvitja kryhet afër xhirimeve “, thotë Ramona. Kjo rimorkio e veçantë është më shumë se 15 metra e gjatë, e cila la shumë hapësirë për të kryer ushtrimet.

Dakota foli shumë pak gjatë stërvitjes.

Megjithëse shumë njerëz shprehen tek trajnerët e tyre personalë, Dakota nuk e bëri tek Ramona. “Ajo është shumë e rezervuar dhe unë e respektoj këtë gjë, kështu që biseduam shumë pak,” thotë Ramona për aktoren. “Edhe pse ishte një film i vështirë për tu filmuar, ajo nuk u ankua për këtë.”