Si të keni një shëndet më të mirë mendor? Shumë thjesht …

Si të keni një shëndet më të mirë mendor? Shumë thjesht …

Fokusimi në një hobi është një mënyrë për të pastruar “Pallatin e Mendjes”. Betsan Corkhill, një terapist i cili përdor thurjen si hobi për klientët e tij, ka kryer disa kërkime për efektet terapeutike që ka angazhimi i njërëzve në hobi. Ajo që shkakton impenjimi tek një hobi është një gjendje relaksi dhe medituese.

“Nëse impenjoheni tek hobi juaj, nuk do të keni kohë të mendoni për asgjë tjetër,” pohon Corkhill, “Kjo bën që mendja të relaksohet nga streset dhe problemet e përditshme.”

Jennifer Racioppi, një udhëheqëse në fushën e shëndetit dhe suksesit të gruas, inkurajon klientët e saj të zgjedhin hobi të cilët i ndihmojnë të hyjnë në “zonën e rrjedhshmërisë se të mënduarit.” “Kjo gjendje shpjegon ajo është vendi ku aksioni dhe vetëdija shkrihen sëbashku dhe ju mbyllni cdo ‘dritare’ të mendjes që ju lidh me jashtë dhe fokusoheni vetëm tek dicka”

Shpenzimi i kohës duke u impenjuar në gjërat që ju pëlqejnë më shumë stimulon intuitën tuaj duke ju bërë kështu më produktiv në punë dhe në zgjidhjen e problemeve të ditës. Si rrjedhojë do të keni dhe një nivel më të mirë vetëvlerësimi dhe një ndjenjë vetëplotësimi.