Si të fitoni një lëkurë më perfekte, rinore dhe të shëndetshme: Kapitulli 4

Si të fitoni një lëkurë më perfekte, rinore dhe të shëndetshme: Kapitulli 4

Drita e diellit dhe rrezet ultraviolet (UV) Ky postim ështw vazhdim i 3 kapitujve të mëparshëm. Për të lexuar kapitullin e tretë kliko këtu, ndërsa nëse dëshironi të lexoni kapitullin e parë klikoni këtu.

Kur vjen puna te ekspozimi ndaj diellit, me siguri keni dëgjuar për rrezet UV, rrezatimin UV, indeksin UV, ose mbrojtjen me spektër të gjerë ndaj UV.

Por, çfarë domethënieje ka gjithë kjo përmendje e UV, dhe pse duhet të kujdeseni?

UV, ose ultravjollcë, është rrezatim që i referohet rrezeve të dritës së diellit që nuk janë të dukshme për syrin e njeriut.

Arsyeja që duhet të kujdeseni është se ekspozimi ndaj këtij rrezatimi është ajo që shkakton plakjen e lëkurës dhe kancerin e lëkurës.

Këmbët e korbit, linjat e qeshjes, rrudhat, vijat fine etj. janë problemet kryesore që shkaktohen nga veprimi i Diellit mbi lëkurën tonë.

Teksa rritemi, lëkura jonë humbet strukturën (kolagjenin AKA) dhe aftësinë e saj për të qënë elastike (elastina) , duke shkaktuar formimin e rrudhave dhe përkeqësimin e lëkurës.

Përveç plakjes tradicionale natyrore, ka disa elementë të tjerë që mund të krijojnë rrudha.

Meqë nuk mund t’i ndalim kohën, le të hedhim një vështrim të shpejtë disa tek disa nga faktorët e tjerë qe ndikojnë në formimin e rrudhave dhe në atë çfarë mund të bëni për të mbajtur lëkurën të butë dhe rinore!

Ekspozimi ndaj diellit

Radikalët e lira të fituara falë rrezatimit UVA prishin kolagjenin dhe elastinën e lëkurës dhe shkaktojnë hiperpigmentim.

Shenjat e plakjes nga Dielli

Shumë njerëz i përceptojnë gabim shenjat e dëmtimeve nga dielli si shenja normale të plakjes, por me mbrojtjen ndaj diellit, shumë nga këto mund të shmangen.

Linjat fine dhe rrudhat
Varje e lëkurës (Humbje e tendosjes së lëkurës)
Lëkurë të trashë
Çehre e mërzitshme
Qukat
Njolla të errëta / hyperpigmentation
Shenja të diellit (zakonisht ndodhin në gjoks, mbrapa, supet, krahët dhe shpinat e duarve, të njohura edhe si “pika të moshës” ose “pika të mëlçisë”)
Skuqje

Zgjidhja: Apliko mbrojtjen nga Dielli.

Përdor krem SPF cdo ditë, madje dhe në ditët e vrenjtura dhe në dukje pa Diell. Mos harroni ta riaplikoni kremin pas aktiviteteve si noti, ose aktiviteteve fizike qe shkaktojnë djersitje.

Mos nënvlerësoni efektin mbrojtës të syzeve të mira dhe kapeleve, janë dy objekte shumë të rëndësishme qe do tju sjellin përfitime shumë të mira.

Në orët e pikut rekomandohet të qëndroni sa më shumë kohë në hije ose në ambjente të mbyllura. (ora 10:00-16:00).

Ruajtja e shëndetit të lëkurës tuaj varet nga ju, por është e mundur nëse kujdeseni mirë ndaj saj dhe nëse trehegoni vigjilentë për mbrojtjen nga dielli. Kështu do mund të bëni që lëkura juaj të ruaj bukurinë dhe për vitet në vazhdim!