Si të fitoni një lëkurë më perfekte, rinore dhe të shëndetshme: Kapitulli 3

Si të fitoni një lëkurë më perfekte, rinore dhe të shëndetshme: Kapitulli 3

Kapitulli 3: Gjenetika; si ndikon gjenetika në përcaktimin e të ardhmes së fytyrës tonë. Në këtë postim do të gjeni sesi shumë nga ajo që ne shohim kur jemi para pasqyrës nuk është në dorën tonë, është e koduar dhe e trashëguar.

Klikoni në shkronjat portokalli nëse keni humbur Kapitullin 1 dhe Kapitullin 2

Llojet dhe problemet e trashëguara të lëkurës

Shkencëtarët vlerësojnë se kemi 20,000-25,000 gjene të ndryshme.
Kur është fjala për lëkurën tonë pjesa më e madhe e asaj që shohim është rezultat i një predispozitë gjenetike.

Në të vërtetë, disa nga problemet dhe shqetësimet më të mëdha të lëkurës tuaj mund të jenë një dhuratë nga mami dhe babai i dashur.

Sot ne do të shohim se si gjenetika ndikon në lëkurën tonë dhe çfarë mund të bëjmë për të siguruar më të mirën nga lëkura jonë, pa marrë parasysh se çfarë na është dhënë.

Lloji i lëkurës

Keni lëkurë të thatë? Klikoni këtu për një konsultë me dermatologen

Një nga faktorët më të mëdhenj të tipit të lëkurës është ADN-ja, që do të thotë se mënyra sesi rigjenerohet apo sillet lëkura juaj në situata të ndryshme, është e kufizuar nga trashëgimia që ju kanë lënë.

Llojet e ndryshme të lëkurës janë:

E Thatë – Lëkura juaj shpesh ndihet e ngushtë ose kruhet, nuk prodhon shumë yndyrnë, ose ndihet sikur nuk mund të ketë hidratim të mjaftueshëm.
Me yndyrë – Lëkura juaj prodhon shumë yndyrë, shpesh ndjehet e yndyrshme ose duket me shkëlqim dhe mund të jeni më të prirur ndaj problemeve të lëkurës.
Normale – Lëkura juaj është në balancë, as shumë e thatë as shumë e yndyrshme, dhe ka probleme minimale.
E kombinuar – E yndyrshme në zonën T (ballë, hundë dhe mjekër), por e thatë ose normale në faqet tuaja dhe në pjesën e nofullës.
E ndjeshme – Lëkura juaj reagon ose bëhet e acaruar, e thatë, kruhet ose e kuqet kur ekspozohet ndaj elementëve si aromat, moti i thatë, nxehtësia, të ftohtit etj.

Keni lëkurë të yndyrshme? Klikoni këtu për një konsultë me dermatologen

Trashëgimia e rrudhave

Trashëgimia madje përcakton se si ne plakemi.

Dermatologët sugjerojnë që gjenetika luan një rol të rëndësishëm në mënyrë, kohën dhe shkallën në të cilën do të krijohen rrudhat.

Nëse doni një imazh të të së ardhmes, shikoni mamin tuaj dhe gjyshen, për të parë në çfarë moshe dhe në çfarë mënyre filluan të shfaqeshin rrudhat.

Keni edhe ju probleme me Akne dhe Rozacea? Cfarë ndodhi në takimin e Dermatologëve Amerikanë që i ekzaltoi të gjithë?

A ju kanë trashëguar lëkurën me yndyrë? Lajme te mira!

Një studim tregoi se lëkura që prodhon më shumë sebum (vaj) mund të ndihmojë vetveten në parandalimin e rrudhave. Në këto rrethana duhe të shkoni për të falënderuar prindërit tuaj për lëkurën rinore!
Nuancat e lëkurës gjithashtu mund të faktorizojë se si do të plakeni. Njerëzit me lëkurë me nuanca të hapura priren të kenë më shumë rrudha dhe varje të lëkurës se ato me nuanca më të errëta.
Kjo mund të vijë pjesërisht si shkak i faktit që një lëkurë më e hapur është më e ndjeshme ndaj dëmtimeve nga dielli, i cili thyen kolagjenin dhe elastinën dhe çon në krijimin e rrudhave

Klikoni këtu nëse akoma nuk e dini si mund të lini duhanin?!

Sjelljet e mësuara

A jeni rritur me dikë që mbulohej me vaj në vend të kremit ndaj diellit vetëm për të arritur nxirjen e kërkuar?
Ky është mendimi që i bën dermatologët dhe specialistët e kujdesit ndaj lëkurës të dridhen.
Ndonjëherë ne mund të zhvillojmë problemet tona të lëkurës thjesht duke imituar atë që pamë kur rriteshim. Vetëm për shkak se motra juaj e madhe kurrë nuk lan fytyrën për të eleminuar tualetin para se të shkojë në shtrat nuk do të thotë që edhe ju duhet të bëni të njëjtën gjë! Ne imitojmë sjellje të tilla si pirja e duhanit, një dietë e varfër, duke qenë gjithnjë e stresuar gjatë gjithë kohës, ose duke mos praktikuar një kujdes të mirë ndaj lëkurës, dhe këto huqe të rrinë me ne, nganjëherë pa e kuptuar!
Është e rëndësishme që të dëgjoni nevojat unike të lëkurës suaj dhe të kujdeseni për lëkurën tuaj sa më mirë që të mundeni!

Kaloni në kanalin tonë të youtube për të parë video të trajtimeve tona.