Si realizohet liposucioni dhe cfarë qëllimi?

Si realizohet liposucioni dhe cfarë qëllimi?

Liposucioni, shpesh i quajtur prej pacientëve si “lipo”, hollon dhe riformëson zona specifike të trupit duke eleminuar tepricat e depozitave dhjamore dhe duke përmirësuar kështu konturet dhe proporcionet e trupit.

Ku mund të përdoret liposucioni:

  • Kofshë
  • Ije dhe vithe
  • Bark dhe Bel
  • Krahë
  • Shpinë
  • Zona e gjoksit
  • Faqe, mjekër dhe qafë
  • Pulpë dhe kyçe

Liposucioni mund të realizohet vecmas, ose me procedura të tjera plastike si lifting i fytyrës, zvogëlimi i gjoksit ose rimodelimi i barkut.

Liposucioni përformohet nëpërmjet incizioneve të vogla dhe që nuk bien në sy.

Paraqitja skematike e rezultateve të liposucionit

Nëpërmjet tyre vendoset nën lëkurë kanjula (pajisje në formë tubi), e cila dhe duke u  lëvizur nën lëkurë vecon masën e tepërt dhjamore që dëshirojmë të eleminojmë .

Dhjami i vecuar thithet më pas me anë të vakumit që është i bashkëngjitur me kanjulën.