Si mund të parandaloni rrudhat kur flini?

Si mund të parandaloni rrudhat kur flini?

Studimet kanë treguar që presioni i ushtruar mbi fytyrë gjatë gjumit bën që të krijohen rrudha si dhe varje të lëkurës si pasojë ë forcave tërheqëse që ushtrohen mbi të.

“Rrudhat e gjumit” ndryshojnë nga rrudhat e mimikës si pasoje e mekanizmit të origjinës, vendodhjes dhe drejtimit që kanë. Formimi i rrudhave të fytyrës është shumë herë më pak i parashikueshëm sesa rrudhat e mimikës, kjo si pasojë e numrit të madh të alternativave që mund ti shkaktojnë këto rrudha. Rrudhat zakonisht formohen afër vendit ku fytyra takohet me forcat e jashtme.

Mënyra më e mirë për ti evituar këto rrudha është që të përdoret pozicioni i shtrirë me kurriz për të fjetur, por dihet që nuk është shumë e thjeshtë për të ndërruar pozicionin e gjumit. Në ditët e sotme, jastik të vecantë janë dizenjuar në mënyrë që të ndihmojnë në evitimin e rrudhave që formohen nga fërkimi i fytyrës në gjumë.