Si mund të luftoni yndyrën e lartë të lëkurës nga shtëpia juaj, pothuajse pa kosto.

Si mund të luftoni yndyrën e lartë të lëkurës nga shtëpia juaj, pothuajse pa kosto.

Shkëlqimi i flokëve, buzëve dhe thonjve ndihmojnë për të përforcuar pamjen tuaj. Por një zonë T me vaj? Jo aq shumë!Lëkura me vaj është një nga llojet më të bezdisshme dhe problematike të lëkurës. Ju mund të lani fytyrën tuaj në mëngjes, dhe pas 2 orësh, ju shikoni yndyrën menjëherë të pranishme.

“Trekëndëshi i Rrezikut” në fytyrë dhe rreziqet që paraqet, të shpjeguara.

Për tu dukur vazhdimisht komod me lëkurën tuaj duhet të kryeni kujdes pa ndërprerje ndaj lëkurës tuaj.

Disa nga shërbimet që ofrojnë klinikat janë të kushtueshme, prandaj DaVinci po ndan me ju një maskë që mund ta kryeni vet në shtëpi, në kushte krejt rrethanore

Acidi citrik i pranishëm në limon mund të ndihmojë neutralizimin dhe kontrollin e sekretimit natyral të vajit në lëkurën tuaj. Kosi, në anën tjetër, përmban acid laktik që vepron si një pastrues natyror, duke larguar qelizat e vdekura të lëkurës  dhe vajin e tepërt që mund të shkaktojë shpërthime të akneve.

Gjërat që do tju duhen:

-Limona të freskët

-Kos natyral

Hapi 1: Krijo një masë duke i përzjerë të dyja

– 2 lugë gjelle me kos, hidhi në pjatë

-2 lugë gjelle me lëngë limoni, hidhini në të njëjtën pjatë

– përziejeni derisa të formohet një masë uniforme.

Hapi 2: Aplikojeni masën në fytyrë

-Lani mirë fytyrën

-Aplikojeni masën në fytyrë, preferohen furcat

– E lini për 5 deri në 10 minuta dhe më pas e shpëlani fytyrën me ujë të vakët.

-Aplikoni hidratues pa vaj.

P.S. përdore këtë maskë 1 herë në javë