Si mund të korigjohen problemet me frymëmarrjen dhe sa kohë ju duhet të vazhdoni jetën normalisht

Si mund të korigjohen problemet me frymëmarrjen dhe sa kohë ju duhet të vazhdoni jetën normalisht

Rimodelimi i hundës është një nga ndërhyrjet më të kërkuara, jo vetëm në shqipëri po kudo. Arsyet që njerëzit i nështrohen kësaj ndëhyrjeje nuk është vetëm estetika por shpesh herë dhe problemet me frymëmarrjen.

Ka disa lloje problemesh në hundë të cilat mund të sjellin pengimin e frymëmarrjes. Ju mund të keni një të tillë, gjëja më e zakonshme është një septum (perdia midis vrimave të hundës) i devijuar. Kjo zakonisht çon në pengim të një-anshëm të frymëmarrjes.

Shkaqet e tjera të pengimit të frymëmarrjes mund të vijnë si pasojë e anomalive të valvulave të brendshme dhe/ose të jashtme të hundës (paraqitur në foton 2), probleme të cilat korigjohen nëpërmjet një ndërhyjeje tërësisht estetike.

Nëse keni një problem me frymëmarrjen, nëse nuk mundeni të merrni aspak frymë ose keni vështirësi gjatë saj, gjëja më e mirë që mund të bëni është ti drejtoheni specialistit të duhur.

Profesionisti të cilit duhet ti drejtoheni duhet të jetë i trajnuar për të trajtuar probleme të ndryshme të frymëmarrjes. Sëbashku me korigjimin e problemeve të frymëmarrjes mund të korigjohet dhe estetika e hundës.

Me specialistin e duhur do të mund të shmangni shumë probleme dhe do të keni një shërim më të shpejtë. Zakonisht, enjtja dhe skuqja përmirësohet ndjeshëm pas javës së parë. Në mëzin e javës së dytë, ose pas javës së dytë mund ti ktheheni jetës së përditshme.

Duke qënë se përdoret dhe teknika e mbyllur atëherë nuk do të keni asnjë shenjë që keni kryer një operacion plastik të hundës. Pra do të keni një hundë më të bukur dhe njëkohësisht një frymëmarrje më të mirë pa patur asnjë shenjë.