Shenja nga Aknet? Mundimit tuaj për ti eleminuar i erdhi fundi. Ja cfarë sekreti ju ka shpëtuar.

Shenja nga Aknet? Mundimit tuaj për ti eleminuar i erdhi fundi. Ja cfarë sekreti ju ka shpëtuar.

Shenjat e mbetura nga aknet janë një problem i kudogjendur, që sfidon një numër të madh profesionistësh të lëkurës për nga mënyra sesi ato shfaqen. Shenjat variojnë në forma të ndryshme në lëkura të ndryshme. Celesi është që të kuptosh dhe të identifikosh saktë llojin e shenjës kështu që mund të vendosësh rreth kombinimit të duhur të trajtimit të shenjave.

Kliko këtu për të lexuar më shumë rreth trajtimi të akneve

Shenjat nga një shpërthim aknesh që penetrojnë thellë skinën bën të mundur që të dëmtohet dhe indi nën lëkurë. Në momentin që aknet zhduken, trupi përpiqet të rigjenerojë veten duke nxitur prodhimin e kolagjenit. Nëqoftëse prodhimi i kolagjenit do të jetë i tepërt ose i pakët do të ketë një formim shenje. Prodhimi i pakët i kolagjenit do të formojë gropëza, ndërsa formimi i tepërt i tij do të formojë disa “gunga” të vogla.

Mos i ngacmoni Aknet me duar, kështu i shtyni të inflamohen dhe të mbeten shenjë.

Njohja e mirë e shenjës do tju japë përparësi në vendosjen e trajtimit më të mirë për cdo individ.
Kur trajtohen shenjat nga aknet, qëllimi është të eleminohen qelizat e sipërfaqes për të mundësuar që produkte korigjuese , ushqyese si dhe oksigjeni të penetrojnë në lëkurë.
Në varësi të pozicionimit të shenjës në lëkurë, kemi disa metoda trajtimi të shenjave si peeling, microneedling (Dermaroller, etj) dhe mikrodermabrazion.

Kliko këtu për të rezervuar një konsultë për aknet dhe/ose shenjat e tyre.

Peeling
Formulat e forta të peeling si Peeling TCA kombinuar me vitamina dhe suplemente të tjera shtesë do të krijojë aksionin e mjaftueshëm eksfoljues, që ka vecori riparuese dhe përforcuese.

Mikrodermabrazion
Është efektive në largimin e shenjave, meqënëse eleminon qelizat nga stratum corneum duke lejuar produktet ushqyese dhe korigjuese të penetrojnë më lehtë lëkurën.

Microneedling
Procedurat e Microneedling (Dermaroller, etj) funksionojnë për të rimodeluar indin që ka formuar shenjën, kjo procedurë duhet kryer me kujdes nga staf i specializuar.