Ripërtëritja e lëkurës – Trajtimi me Radiofrekuencë

Radiofrekuenca (RF) funksionon në sajë të shpërndarjes së energjisë (në formën e nxehtësisë) në dermis (shtresa e thellë e lëkurës) dhe në shtresën sub-dermale, pa dëmtuar shtresën e sipërme të lëkurës (epidermën). Ajo vepron në shtresat e thella të lëkurës duke ju dhuruar një efekt rinovimi falë nxitjes së prodhimit të kolagjenit nga nxehtësia që përçon, duke ndihmuar kështu në zbehjen e imperfeksioneve e lëkurës tuaj. Ngrohja në këtë zonë shkakton tkurrjen e fibrave ekzistuese të kolagjenit dhe prodhimin e kolagjenit të ri dhe elastinës, rrit qarkullimin e gjakut, dhe mundëson lipolizën dhe apoptozën (shkatërrimin) e qelizave dhjamore duke na ndihmuar edhe në shkrirjen e celulitit në njëjtën kohë.

RF jo vetëm që ndihmon për të tendosur dhe ripërtërirë linjat e fytyrës dhe trupit tuaj, por ajo gjithashtu trajton cellulitin, cikatricet dhe strijat duke përftuar një lëkurë më të tendosur e më të re. Rritja e qarkullimit të gjakut të shkaktuar nga nxehtesia e RF ka një efekt terapeutik në inde, pasi ajo rrit thithjen e lëndëve ushqyese, largimin e produkteve dhe mbeturinave të panevojshme dhe stimulon zhdukjen e inflamacionit kronik të gradës së ulët, që e karakterizon celulitin. Efekti është pothuajse i menjëhershëm, pasi mund të ndihet dhe të shihet menjëherë pas trajtimit, dhe intensifikohet në 2 deri në 3 ditët e ardhshme.

Avantazhet e trajtimit me Radiofrekuencë

RF është një pajisje revolucionare e cila nuk krijon aspak diskomfort për pacientët, gjatë apo pas trajtimit të fytyrës dhe trupit.

RF përdoret dhe aplikohet për zona të ndryshme të fytyrës dhe trupit, duke na dhënë mundësi përmirësimi për shumë nga problemet tona si më poshtë:

Celulitin;
Reduktimin rrudhave në fytyrë, qafë dhe zonën e dekoltesë;
Përmirësimin e strijave dhe cikatriceve;
Reduktimin e dhjamit;
Tendosjen dhe forcimin e lëkurës;
Trajtimin e akneve;
Tendosjen e vitheve;
Rikonturimin e linjave / Terapia volumetrike e lëkurës.

Kliko mbi foto dhe shiko shembuj nga pacientet tanë:

Rezervoni një konsultë falas