Pse trupi i nënave nuk është më i njëjtë pas lindjes? Cfarë është Mommy Makeover?

Pse trupi i nënave nuk është më i njëjtë pas lindjes? Cfarë është Mommy Makeover?

Shpesh, lëkura e barkut që gjatë shtatzënisë tendoset nuk kthehet në formën e duhur pas lindjes së fëmijës.Gjithashtu muskujt rectus abdominis, të cilat shtrihen vertikalisht, mund të ndahen dhe të bëhen të dobët, duke shkaktuar zgjerimin e barkut.

E njëjta gjë ndodh edhe me lëkurën e gjoksit, dhe rezultati është një mbështetje më e dobët për gjinjtë, duke i bërë më të varur dhe të butë.

Për disa është një proces shumë natyrale që nuk duan ta fshehin ndërsa për disa të tjera është dicka prej së cilës duan të gjejnë sa më shpejt shpëtim.

Shumica fillojnë dietën dhe fitnesin, por nuk janë të pakta ato preferojnë ndërhyrjen estetike të njohur si “Mommy Makeover” (Shndërrimi i nënës).

Mommy makeover i adresohet problemeve që lindin në trupin e femrës pas periudhës së shtatëzanisë. Mund të kryhet përnjëherë dhe pëbëhet nga ndërhyrje si:

Rimodelimi i Barkut
Liposucioni i pjesëve të ndryshme të trupit
Rimodelimi i gjoksit – Zmadhim ose Lifting

 

Me anë të këtyre ndëhyrjeve mund të korigjohen dy problemet më të mëdhaja estetikë të nënës pas shtatëzanisë. Këto ndërhyrje mund të kryhen njëkohësisht, por në disa raste kërkohet kohëzgjatje shumë e madhe e ndrërhyrjes, dhe në vend të saj preferohet që të kryhen dy seanca.

Trajtime të tjera që mund të kombinohen me Mommy Makeover janë:

Tendosja e lëkurës me radiofrekuencë
Trajtimi i Celulitit
Trajtimi i Strijave