Pse tattoo-t janë përmanentë?

Pse tattoo-t janë përmanentë?

Kur bëni një tatuazh, gjilpëra të vogla të mbushura me bojë do të cpojnë lëkurën tuaj dhe do të depërtojnë epidermën (shtresa më e jashtme e lëkurës) dhe dermis (shtresa e brendshme e lëkurës), e cila përmban enë gjaku, folikujt e qimeve, funde nervore dhe enë limfatike .

Plagët e bëra nga gjilpërat shkaktojnë inflamacion dhe sistemi imunitar reagon shpejt duke dërguar një lloj qelizash të bardha të gjakut të njohur si makrofag për të shëruar zonën e prekur. Ky proces është ajo që i bën tatuazhet të përhershme.

Makrofagët janë qeliza të ‘uritura’ që gllabërojnë materialet e huaja (në këtë rast grimcat e bojës) për të përshpejtuar procesin e shërimit të plagës. Disa nga makrofagët që kanë ‘ngrënë’ grimcat do të kthehen në nyjet limfatike, por të tjerët qëndrojnë në dermis.

Pjesa tjetër e bojës do të përthithet nga qelizat e lëkurës të njohura si fibroblastë, dhe ato, së bashku me makrofagët e mbetur në lëkurë, e bëjnë tatuazhin tuaj të përhershëm.

Në momentin që qelizat fibroblaste “vdesin”, boja thithet nga fibroblastet e reja, kështu që procesi i vdekjes së lëkurës nuk e prek bojën, gjë që bënë që tattoo të qëndrojnë në lëkurën tuaj për të gjithë jetën. Normalisht, nqs nuk aplikoni seancat me lazer.