Pse puna në turnin e natës shoqerohet me një risk më të lartë për të qënë mbipeshë dhe obezë?

Në një analizë të 28 studimeve të publikuara, puna në turnin e natës shoqerohet me një risk 29% më të lartë për të qënë mbipeshë dhe obezë. Zbulimet, që janë publikuara në “Obesity Revieës”, sugjerojnë që modifikimi i turneve në mënyrë që të shmangen oraret tejet të zgjatura të punës në turnin e tretë, mund të ndihmojnë në reduktimin e riskut për obezitet.

Në analizën e kryer, puntorët e turnit të tretë kishin një frekuencë më të lartë për të zhvilluar obezitet abdominal sesa llojet e tjera të obezitetit. Punëtorët që janë përherë në turnin e tretë demostrojnë një risk më të lartë se punëtorët që punojnë me turne të alternuara.

“Në mbarë botën, rreth 0.7 miliard punëtorë punojnë me turne. Studimi jonë zbuloj se pjesa madhore e mbipeshës dhe e obezitetit në këta punëtorë vjen si pasojë e natyrës së punës.”- u shpreh Dr. Lap Ah Tse, drejtues i studimit. “Obeziteti ka qënë qartësisht i lidhur me një sër kushtesh të këqija shëndetësore, si kanceri i gjirit dhe sëmundjet e zemrës.”

Burimi: https://www.sciencedaily.com/releases/2017/10/171004084933.html