Pse një pemë më shumë mund të shtoj një buzëqeshje më shumë. Shkenca pas gjelbërimit dhe shëndetit mendor.

Pse një pemë më shumë mund të shtoj një buzëqeshje më shumë. Shkenca pas gjelbërimit dhe shëndetit mendor.

Një studim i kryer në Institutin Mac Planck për Human Development ka hetuar lidhjen midis dispunueshmërisë së natyrës pranë banorëve të qytetit dhe shëndetit të trurit të tyre. Zbulimet e tyre janë të rëndësishme shumë për planifikuesit urban.

Zhurma, ndotja, dhe mbingarkimi me njerëz në një vend të vogël: Jeta në qytete të mëdha mund të shkaktojë stres kronik.  Banorët e këtyre qyteteve janë në një rrezik më të lartë për sëmundje psikiatrike si depresioni, crregullimet e ankthit dhe skizofrenia, sesa banorët e fshatrave ose qyteteve të vogla. Krahësimi tregon një aktivitet më të lartë të Amigdalës në banorët e qyteteve të mëdha, sesa në të tjerët. Amigdala është një pjesë e trurit e cila luan një rol shumë të rëndësishëm për procesimin e stresit dhe në reagimet ndaj rrezikut.

Cfarë faktorësh mund të kenë një ndikim mbrojtës? Një skuadër kërkimore të udhëhequr nga psikologu Simone Kühn ka ekzaminuar cfarë efekti ka natyra në procesimin e stresit në zonat e trurit si p.sh Amigdala. “Kërkimet në plasticitetin e trurit mbështet idenë se mjedisi mund ti japë formë strukturës dhe punës së trurit.”

“Prandaj jemi ne të interesuar për kushtet mjedisore që mund të kenë efekte pozitive në zhvillimin e trurit. Studimet e njerëzve qe jetojnë në zonat rurale kanë treguar se të jetuarit afër natyrës është pozitive për shëndetit mendor dhe për ndjesinë e mirëqënies. Prandaj ne vendosëm të studionim banuesit e zonave urbane,” shpjegon autori Simone Kühn i cili tani punon në qendrën spitalore universitare Hamburg-Eppendorf (UKE).

Dhe ekzaktësisht, kërkuesit gjetën një lidhje midis vendbanimit dhe shëndetit mendor: ata persona qe jetojnë në qytete të mëdha por që afër kanë një pyll, tregonin për një strukturë më të shëndetshme të amigdalës, dhe rrjedhimisht ishin të predispozuar ta përballonin më mirë stresin. Ky nivel ndryshimi mbeti i njëjti edhe pasi u analizuan niveli arsimor dhe të ardhurat për cdo individ. Megjithatë nuk u shpjegua dot lidhja midis zonës së trurit dhe jetës afër natyrës.

Me këto të dhëna nuk është e mundur të bësh dallimin nësë, jeta afër një pylli ka vërtet efekt pozitiv në amigdala apo nësë personat me një amigdala më të shëndetshme zgjedhin ambjente banimi më afër pyjeve. Duke u bazuar në njohuritë e disponueshme, hipotezat pro teorisë së parë janë më të pranueshme. Studime të tjera longitudinale janë të nevojshme për të mbledhur prova të mjaftueshme.

Pjesëmarrësit e studimit i përkasin Berlin Aging Study II (BASE-II), një grupi që është pjesë e një studimi longitudinal për ekzaminimin e kushteve fizikee, psikologjike dhe sociale për një plakje të shëndetshme. Në total, 341 adultë 61-82 vjec morën pjes në studimin në fjalë. Vec testeve të memories dhe të llogjikës, strukturat e trurit që shërbejnë për procesimin e stresit janë ekzaminuar me Rezonancë Magnetike (MRI).

Në mënyrë që të ekzaminohej ndikimin e natyrës mbi trui, kur gjendej afër shtëpive të njerëzve, kërkuesit kombinuan të dhënat nga MRI me të dhënat për vendin e banimit të pjesëmarrësit.

“Studimi jonë heton për herë të parë lidhjen midis vecorive të planifikimit urban dhe shëndetit mendor,” thotë bashkë autori Ulman Lindenberger, drejtor i qendrës së Psikologjisë së Jetës ne Institutin Max Planck. Në 2050, pritet qe 70% e njerëzve të jetojnë në qytete. Kështu që këto informacione mund të jenë shumë të rëndësishme për planifikimin urban. Sidoqoftë, në të afërmen e afërt, lidhja e observuar midis shëndetit të trurit dhe natyrës afër vendit të banimit, mbetet për tu konfirmuar, dëshmon Ulman Lindenberger.

Burimi:Max-Planck-Gesellschaft