Produktet e bukurisë dhe dermatitet e kontaktit.

Produktet e bukurisë dhe dermatitet e kontaktit.

Po përdor disa produkte të reja por keni një ndjesi të cuditshme nxehtësie në lëkurë? Atëherë nuk bën për ju. Një nga reaksionet më të zakonshme të lëkurës ndaj produkteve të bukurisë quhet dermatiti i kontaktit.
Sipas Akademisë Amerikane të Astmës Alergjisë dhe Imunologjisë, i referohet një inflamacioni të lëkurës që rezulton si pasojë e një kontakti i drejtpërdrejtë me një substancë.

Si të fitoni një lëkurë më perfekte, rinore dhe të shëndetshme: Kapitulli 1

Ka dy lloje të ndryshme.

Dermatiti irritues është më i zakonshmi dhe shkaktohet kur substanca të tilla si kimikatet ose tretësit (hollues boje etj.) irritojnë lëkurën.
Ekspozimi prodhon shenja të kuqe, shpesh të dhimbshme në zonat e përfshira nga kontakti me substancën irrituese.

Dermatiti alergjik ndodh kur kontakti i një substance me lëkurën shkakton një përgjigje imune.
Fajtorët e zakonshëm janë nikeli, latex, parfume, bojrat, medikamente topikal (te lekures) dhe produktet kozmetike.
Nga ana tjetër, dermatit atopik (një lloj ekzemë) ndodh si rezultat i predispozicionit gjenetik.

Rezervoni një konsultë me Dermatologen tonë

Shenjat e dermatit të kontaktit përfshijnë:

-Skuqje, rash dhe fryrje të lëkurës
-Kruajtje, dhimbje ose djegie.
-Krijim të koreve
-Flluga të formuara nga likidi

Përsa i përket lëkurës së ndjeshme, nëse jeni duke testuar një produkt të ri, ose ndjeni një nxehtësi në lëkurë, ose krijohen akne pas rruajtjes, ndoshta keni një reaksion ndaj atij produkti.

Keni edhe ju probleme me Akne dhe Rozacea?

Hiper ndjeshmëria nxitet nga një sër faktorësh si gjenetika, mjedisi, moti, hormonet, uji i fortë dhe produktet e ndryshme shtëpiake mund të jenë gjithë faktorët që nxisin ndjershmërinë e lëkurës.