Probiotikët dhe Prebiotikët; cfarë janë dhe si ndikojnë në lëkurën dhe shëndetin tuaj të përgjitshëm

Probiotikët dhe Prebiotikët; cfarë janë dhe si ndikojnë në lëkurën dhe shëndetin tuaj të përgjitshëm

Probiotikët janë lloje të baktereve dobiprurëse për njeriun që mund të ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të mikrobiomës në lëkurën tonë, si dhe ekuilibrin në mikrobomin e traktit tonë tretës.

Ushqim-Akne. Doni të dini 2 ushqime të cilat pasi t’i hani, do t’ju nxisin aknet?

Shumë zgjedhje në dietën tonë mund të ndikojnë në balancën delikate mikrobiomës të dobishme, ndër to pesticidet dhe antibiotikët të cilat mund ta shkatërrojnë këtë balancë delikate.

Nëse marrja e probiotikëve njihet si një temë e rëndësishme, ndoshta tema më e neglizhuar kur bëhet fjalë për probiotikët janë prebiotikët.

Prebiotikët janë fibrat dhe karbohidratet që funksionojnë si ushqim për bakteret e mira, duke i lejuar ato të shumohen dhe ripopullojnë trupin tonë. Shumë amerikanë ndjekin një dietë me fibra të pakëta, dhe kjo nuk favorizon balancën e shëndetshme bakteriale.

Studimet tregojnë se përmbajtja e fibrave mund të ndihmojë në ripopullimin e zorrëve me baktere të shëndetshme dhe kështu mund të gëzojmë një numër të madh përfitimesh shëndetësore, duke përfshirë një trakt tretës më të shëndetshëm , përmirësim të sistemit imunitar dhe reduktim të inflamacionit.

Pse kemi nevojë për probiotikë kur bëhet fjalë për shëndetin dhe fytyrën e lëkurës sonë?

Kliko këtu për të lexuar “Formula për flokë më të shëndetshëm paska qënë para syve tanë gjatë gjithë kohës.”

Probiotikët luajnë një rol në absorbimin e lëndëve ushqyese, metabolizmin e trupit, imunitetin dhe funksionimin e barrierave mbrojtëse të zorrëve. Probiotikët duke përmirësuar sistemin imunitar, një pjesë të rëndësishme të luftës së lëkurës kundra infeksioneve të mundshme bakteriale.

Me fjalë të tjera, pa një gamë të mjaftueshme dhe të larmishme probiotikësh në traktin tonë tretës, ne nuk mund të absorbojmë lëndët ushqyesve që na nevojiten, nuk mund të luftojmë infeksionet në mënyrë efikase, nuk mund të kontrollojmë inflamacionet në mënyrën e duhur etj.

Kjo jo vetëm që rezulton në një rënie të cilësisë të shëndetit tonë të përgjithshëm dhe aftësisë për të funksionuar në mënyrë optimale qelizën tonë, por do të ndikojë gjithashtu në balancën hormonale në trup dhe në mënyrën sesi trupi përballet stresuesit potencial, si p.sh shkaktërët e akneve.