Përse meshkujt po përdorin BOTOX? Cili është efekti që i ndihmon?

Përse meshkujt po përdorin BOTOX? Cili është efekti që i ndihmon?

Cfarë është BOTOX?
Botox është një neurotoksinë e cila bllokon clirimin e sinjaleve kimike prej nervit në muskul, duke reduktuar kontraktimin e muskujve.

Zonat më të kërkuara tek meshkujt?
Këmbët e korbit (Zona anash syve) janë zonat më të kërkuara. Cdo herë që qeshni, buzëqeshni ose përpiqeni të fokusoheni etj., muskujt në këto zona kontraktohen dhe formojnë këto rrudha dhe vija të cilat bëhen më të theksuara me kohë.
Edhe nëse do të mundoheni të ruani veten dhe të mbani një fytyrë jo shumë shprehive, këto muskuj do të fleksojnë në mënyrë të pavullnetshme të cilat janë të pamundura për tu parandaluar –nëqoftëse nuk do të keni pak ndihmë

Marina Peredo M.D. shpjegon se trajtimi funksionon pak a shumë si një llogari kursimi. Sa më herët të filloni, aq më të mëdhaja do të jenë fitimet.

Për shumë meshkuj, kjo gjë është menjëherë evidente. Në fakt, statistikat tregojnë se në 16 vitet e fundit, përdorimi i Botox është rritur me 350% tek meshkujt.
Rrudhat janë vetëm një nga shkaqet që nxisin meshkujt për të përdorur botox, edhe djersitja e tepërt është gjithashtu një nxitës kryesor (Botox lufton djersitjen e tepërt).

Procedura
Është shumë e thjeshtë, zgjat pak minuta dhe ka rikuperim tepër të shpejtë.
Qëllimi i trajtimit është që të keni më pak rrudha duke ruajtur natyralitetin e pamjes tuaj.

Gjithashtu, pjesa dërrmuese e përdoruesve të botox shprehen se ndihen më të freskët, duke qënë se BOTOX lufton dhe lodhjen e fytyrës, duke i ndihmuar gjithashtu me ruajtjen e pozitivitetit gjatë një dite të gjatë.