Peeling

PEELING

Trajtimi Peeling është një trajtim aspak invaziv që ka për qëllim biorivitalizimin e lëkurës, pastrimin si dhe largimin e parregullsive të lëkurës si për shembull njollat, rrudhat fine, pigmentimet e krujuara nga aknet, strijat dhe cikatricet e reja. Kjo proçdurë në Klinikën DaVINCI kryhet nga staf mjekësor dhe realizohet në formë masazhi në mënyrë që të mos krijojë aspak diskomfort për ju. Procedura zgjat 50 minuta dhe sygjerohet të aplikohen të paktën 5 seanca të vazhdueshme me distancë kohore 1 – 2 javë nga njera-tjetra me qëllim që rezultatet e trajtimit të jenë tepër të kënaqshme për ju. Pas përfundimit të 5 seancave ju mund të aplikoni seanca të tjera mirëmbajtje me qëllim biorivitalizimin e lëkurës për një pamje më rinore. Peeling sygjerohet të aplikohet menjëherë pas trajtimit Mikrodermoabrazion për rezultate më të mira.

Proçdura Peeling për rinimin e lëkurës

  • Ky trajtim pranë Klinikës DaVINCI ndryshon konceptin e peeling të zakonshëm pasi mund të aplikohet në 12 muaj të vitit duke nxitur stimulimin e thellë të lëkurës;
  • Aplikohet për të gjitha llojet e lëkurave, të ndjeshme dhe delikate gjithashtu;
  • Siguron pastrim të thellë dhe largim të parregullsive që ndodhen në sipërfaqen e lëkurës (hiperpigmentime dhe cikatrice sipërfaqësore);
  • Biorivitalizim dhe rigjenerim aspak traumatik i lëkurës;
  • Rrjepja e lëkurës pas trajtimit është e lehtë dhe jo e bezdisshme;
  • Me aplikimin e 5 seancave përfitohet një lifting i përkohshëm i lëkurës që zgjat deri në një vit;
  • Procedurë e shpejtë dhe e padhimbshme;
  • Profesionalizëm maksimal gjatë kryerjes së trajtimit pasi procedura kryhet nga staf mjekësor;
  • Pas trajtimit evidentohet menjëherë një tendosje e lehtë e lëkurës, zbardhje dhe shkëlqim.

Avantazhet e Trajtimit Peeling

  • Nxit stimulimin e thellë të lëkurës;
  • Rrjepje minimale e lëkurës;
  • Aplikohet në të gjitha llojet e lëkurave, të ndjeshme dhe delikate gjithashtu;
  • Biorivitalizim, rigjenerim dhe pasurim i lëkurës me komplekse antioksidantësh;
  • Me aplikimin e të paktën 5 seancave arrihet një tonifikim i përkohshëm i lëkurës që zgjat deri në një vit;
  • Peeling trajton parregullsi të shumta të lëkurës si (a) aknet; (b) njollat; (c) strijat; (d) rrudhat etj;
  • Pas trajtimit evidentohet menjëherë një lëkurë me e pastër, më e zbardhur dhe më e rinuar.

 

Ju mund të rezervoni një konsultë me mjeken Dermatologe të Klinikës DaVINCI për t’ju sygjeruar më të mirën për lëkurën tuaj.

Ju mund të rezervoni një konsultë me mjeken Dermatologe të Klinikës DaVINCI për t’ju sygjeruar më të mirën për lëkurën tuaj.

Kliko mbi foto dhe shiko shembuj nga pacientet tanë:

Rezervoni një konsultë falas