Operacioni 30 minuta që rikthen shqisat e nuhatjes dhe të shijuarit.

Operacioni 30 minuta që rikthen shqisat e nuhatjes dhe të shijuarit.

Disa persona kanë devijim të septumit të hundës, për pasojë shqisa e nuhatjes dhe ajo e të shijuarit janë të komprementuara. Një rast i tillë është i Hakan Sicakoglu, 36 vjec, lindur në Turqi dhe banues në Britani, rasti i të cilit është paraqitur në një postim të DailyMail.

Hakan, ka punuar për 23 vjet në restorante “Në punën time, të nuhaturit dhe të shijuarit janë shumë të rëndësishëm. Klientët pyesin gjithë kohën sesi shijon një pjatë ose një verë e caktuar dhe duhet të jesh i aftë tua shpjegosh”.

“Gërhisja gjithashtu shumë lart dhe prandaj më është dashur të fle në një tjetër dhomë. Gjithashtu fyti im ishte shumë i thatë sepse më duhej të flija me gojë të hapur për të marrë frymë. Kaloja 5 minuta duke larë gojën për të larguar shijen e hidhur që më mbetej në gojë. ”

Pas një kohe të gjatë në kërkim të zgjidhjes, më në fund Hakan u drejtua pranë një kirurgu otorinolaringolog në zonën që jetonte.

Kirurgu i tij pohon: “Problemet me frymëmarrjen dhe dëmtimi i të nuhaturit shkaktoheshin nga septumi i devijuar në të majtë dhe nga polipe të vegjël (mish i huaj në hundë).”

Cfar është një septum i devijuar dhe cfarë janë polipet?

Një septum i devijuar është një gjendje në të cilën kartilagoja qëndrore e hundës është e anuar në një anë, duke shkaktuar një ngushtim në një nga nostrilet e hundës.

Mund të vijë si pasojë e një traume (aksidenti) por më së shumti është një problem i lindur. Ndërsa polipet variojnë në madhësi dhe disa prej tyre mund të marrin formën e një verige rrushi.

Në shumicën e rasteve shkaktarët nuk janë të njohur, por mendohet se inflamacioni kronik i hundës mund ta nxisë krijimin e polipeve, në rastin e Hakanit inflamacionin kronik e nxiste septumi i devijuar.

Gjendje të caktuara mund ta nxisin akomë më shumë inflamacionin dhe rritjen e polipeve. Të tilla gjendje janë: astma, alergjia ndaj aspirinës dhe fibroza cistike.

Si trajtohen trajtohet devijimi i septumit dhe polipet?

Për trajtimin e polipeve zakonisht përdoren pika me përmbajtje steroidesh për të penguar rritjen. Por gjithsesi në shumë raste është e domosdoshme kirurgjia.

Ndërsa për septumin e devijuar e vetmja mënyrë është trajtimi kirurgjikal.

Me anë të operacionit të rinoseptoplastikës, Hakan ishte në gjendje që të eleminonte polipet nga hunda, dhe të korigjonte septumin.

Jeta pas ndërhyrjes

Hakan Sicakoglu duke shijuar erërat në një seancë aromaterapie pas ndërhyrjes.

Ditën tjetër ai u largua nga spitali dhe pas disa ditësh ishte tërësisht i rekuperuar.

“Fakti që mund të marrë frymë lirshëm është një clirim i madh. Është njëlloj sikur një botë tërësisht e re të jetë hapur për mua. Mund të nuhas dhe shijoj në mënyrë perfekte tani.”

“Në rast se më parë nuk mund të tregoja se si shijonte një lloj i caktuar vere, tani mundem”

Vecse i cliruar që kishte rifituar sërisht shqisat e të nuhaturit dhe të shijuarit, Hakan, një fans i vrapimit, ishte gjithashtu në gjendje që të udhëtonte për distanca të gjata. Një clirim mbase akoma më i madh është ai i gruas së tij, pasi ai ka ndaluar së gërhituri.

Ky postim është nisur prej postimit të DailyMail