skip to Main Content

Nutrigjenetika

Të ushqehemi sipas geneve

Nutrigjenetika zbulon dhe studion se si ushqime të caktuara ndërveprojnë me gjenet tona për të ndikuar në shëndetin tonë. Testi i Nutrigjenetikës është një ekzaminim që analizon karakteristikat metabolike të pacientit duke krijuar mundësinë e përcaktimit të një programi ushqimor të personalizuar i cili ndryshon mënyrën tuaj të të ushqyerit përgjithmonë.
Testi na informon mbi karakteristikat e shumë reaksioneve biokimike që ndodhin në organizmin tonë. Duke njohur karakteristikat e metabolizmit tonë, përmes këtij ekzaminimi, jemi në gjendje të dimë se cili është programi ushqimor i përshtatshëm që organizmi ynë të funksionojë më mirë.

Rezultatet e testit na informojnë për:
-Ndjeshmërinë ndaj yndyrnave;
-Ndjeshmërinë ndaj karbohidrateve;
-Ndjeshmërinë ndaj stresit oksidativ;
-Kapacitetet në metabolizmin e acidit folik.

Marrja e testit

Para marrjes së materialit mjeku kryen një konsultë me pacientin me qëllim informimin mbi përfitimet e kryerjes së këtij testi. Marrja e materialit për testin e Nutrigjenetikës kryhet nëpërmjet një tamponi pambuku nga qelizat e mukozës bukale të pacientit. Më pas materiali niset për studim dhe interpretim në laboratorët e partnerëve tanë në Bolonja. Përgjigja e testit vonon katër javë dhe ju dorëzohet në formë libri dhe me e-mail në italisht dhe shqip.

Interpretimi i testit

Interpretimi i testit në klinikën DaVINCI shoqërohet gjithmonë me një dietë të personalizuar. Shpjegimi i përgjithshëm i rezultateve të testit dhe i karakteristikave të metabolizmit tuaj realizohet nga stafi mjekësor i klinikës dhe nga nutricionistja italiane e cila ju konsulton gjithashtu nëse duhet të merrni masa për përmirësimin e situatës aktuale ose jo.

Përveç interpretimit vokal nga stafi mjekësor, pacientit i dorëzohen rezultatet e testit në formë libri ku shpjegohen ndjeshmëria e metabolizmit tuaj kundrejt dyqind e njëzetë lloje ushqimesh në mënyrë që ju vetë të monitoroni në çdo moment të jetës tuaj ushqimet që konsumoni. Në klinikën DaVINCI testi i Nutrigjenetikës dhe dieta e personalizuar rekomandohet të kryhet tek të gjithë ata pacientë që kryejnë ndërhyrjen kirurgjikale të Liposucionit apo Abdominoplastikës me qëllim që rezultatet e operacionit të jenë afatgjata.