Nëse jeni admirues të cokollatave atëherë patjetër duhet ti dini këto.

Nëse jeni admirues të cokollatave atëherë patjetër duhet ti dini këto.

Vecse e shijshme, të gjithë kemi dëgjuar që konsumimi i Cokollatës ka përfitimet e veta në shëndetin tonë. Por nëse do të përpiqemi të kujtojmë se cilat janë ato përfitime atëherë besoj se të gjithë do të bllokohemi.

Së pari, le të theksojmë re se këto përfitime vijnë nga cokollata e zezë, jo çokollata e barkë. Zakonisht mënyra më e thjeshtë për të kuptuar nëse çokollata juaj është “e zezë” ose jo, është që të zgjidhni një me një përmbajtje kakao 70% ose më shumë

Përfitimet nga cokollata

Lëkurë më të shëndetshme!

Kakao nxit qarkullimin e gjakut në kapilarët e hollë në shtresën më të sipërme të lëkurës, enë që shërbejnë për të transportuar oksigjen dhe lëndë ushqyese në këtë zonë të lëkurës të rëndësishme për t’u mbrojtur nga dehidrimi dhe djegiet. Ushqimi me çokollatë të pasur me antioksidantë mundëson një lëkurë që është më e butë, më e hidratuar dhe më rezistente ndaj dëmeve nga dielli. Megjithatë, sugjerohet përdorimi i një kremi SPF (mbrojtës nga dielli) çdo ditë të vitit!

Ju ngre humorin!

I/e stresuar? Anksiz/e? Ndjeheni të rraskapitur? Merrni një çokollatë ! Çokollata përmban feniletilamin (PEA), një nga substancat kimike që truri juaj prodhon kur bini në dashuri. PEA nxit trurin tuaj për të cliruar endorfine dhe kështu do të ndiheni më mirë.

Ju ndihmon të eleminoni dhjamin nga barku!

Një studim i vitit 2013 doli në përfundimet se ata njerëz që hëngrën çokollatën e zezë më shpesh kishin indeksin më të ulët të trupit (BMI) sesa ata që e konsumonin atë më rrallë. Dhe një tjetër studim i vitit 2013 vecanërisht për gratë që kishin yndyra të tepërta trupore zbuloi se gratë që konsumuan  çokollatë të të për shtatë ditë, e kishin më të lehtë për të zvogëluar perimetrin e belit. (mekanizmi i veprimit ende i paqartë)

I pasur me minerale!

Cokollata e zezë është e pasur me minerale si Kalium (Potasium), Zink dhe Selenium, dhe 100 g cokollatë përmban 67% të nevojës ditore për hekur.

Ndihmon zemrën dhe qarkullimin e gjakut!

Studimet kanë treguar se cokollata e zezë ndihmon në elasticitetin e arterieve dhe në pengimin e “ngjitjes” të rruazave të bardha të gjakut në muret enëve të gjakut – të dyja ndihmojnë në parandalimin e trombozave.

Pak cokollatë nuk i bën kurr dëm askujt, vetëm kini kujdes të respektoni masën pasi asnjë gjë nuk është e mirë me tepri.

Postime të tje