Mikrodermoabrazion

MIKRO-DERMOABRAZIONI (PASTRIMI I THELLË I LËKURËS)

Mikrodermabrazioni mund të ndihmojë:
Në përmirësimin e pamjes së lëkurës duke reduktuar rrudhat fine;
Në përmirësimin e dëmtimeve të hershme dhe të mesme nga dielli;
Në përmirësimin e njollave dhe shenjave sipërfaqësore të akneve;
Përmirësimin e pamjes së poreve të zgjeruara;
Nuk perdoret për rrudhat e thella apo shenjat e thella të akneve.

Mikrodermabrazion èshtë një trajtim estetik që ka për qëllim eksfoljimin e shtresave të sipërme të lekurës dhe pastrimin e thellë të saj. Nëse nuk e njihni me emrin Mikrodermoabrazion, me siguri keni dgjuar sinonime të kësaj proçedure që në fakt kryejnë të njëjtin qëllim si “Parisian Peel”, “Diamond Peel” apo “Peel i pushimit të drekës”.

Ky trajtim realizohet nëpermjet aparaturës e cila përdor kristale fine ose koka me grimca diamanti për të gërryer apo eksfoliuar lëkurën e kombinuar kjo me vakumin që thith qelizat e vdekura të nxjerra në sipërfaqe të lëkurës falë eksfolimit të kryer. Proçdura nuk ka dhimbje, nuk ka rrezik për infeksione apo irritime të lëkurës, dhe nuk ka nevoje për periudhë rekuperimi pasi ju do të keni një skuqje të lehtë e cila kalon pas 6 – 8 orë nga trajtimi. Mikrodermoabrazioni mund të aplikohet për pastrimin e thellë të lëkurës në zona si: (fytyra); (b) qafa; (c) gjoksi; (d) kurrizi dhe (e) duart.

Mikrodermoabrazioni sygjerohet të kryhet çdo 2 muaj dhe rekomandohet të kombinohet me trajtime rigjeneruese si peeling, dermapen apo PRP (Plazma e Pasur me Trombocite) për rezultate akoma dhe më të mira për një lëkurë të pastër dhe plot shëlqim.

Proçdura e trajtimit Mikrodermoabrazion për pastrimin e lëkurës

  • Mikrodermabrazioni është një trajtim kozmetik i thjeshtë, i shpejtë, i padhimbshëm dhe nuk kërkon periudhë rekuperimi pasi skuqja e lëkurës kalon pas disa orësh;
  • Mikrodermabrazioni ndihmon të exfoljohen në mënyrë delikate shtresat e lëkurës duke përdorur abrasion dhe vakum;
  • Mikrodermabrazioni përdor kristale fine ose koka me grimca diamanti për të gërryer lëkurën dhe vakumin, i cili thith qelizat e vdekura;
  • Mikrodermabrazioni është i padhimbshëm dhe nuk ka nevojë për anestezi;
  • Kohëzgjatja e trajtimit është 50 minuta dhe në Klinikën DaVINCI kryhet nga staf mjekësor;
  • Për rezultate optimale zygjerohet përsëritja e prçedurës çdo 4 javë.

Avantazhet e trajtimit Mikrodermabrazion

  • Menjëherë pas trajtimit lëkura do të jetë më e lemuar, më e butë, më e pastër dhe me pamje më të rinuar;
  • Pas proçedurës lëkura absorbon më mirë hidratuesit apo produktet e ndryshme që ju do të aplikoni më pas;
  • Redukton rrudhat fine nëse aplikohet rregullisht;
  • Vihet re një përmirësim i dëmtimeve të hershme dhe të mesme nga dielli;
  • Zbehje e njollave dhe shenjave sipërfaqësore të akneve;
  • Përmirësim i pamjes së poreve të zgjeruara pasi gjatë trajtimit poret ngacmohen me qëllim eliminimin e pikave të zeza dhe ndërkohë abrazioni nxit prodhimit e kolagjenit. Kombinimi i këtyre procedurave do të rezultojë në pastrimin e poreve dhe ngushtimin e tyre;
  • Nuk përdoret për rrudhat e thella apo shenjat e thella të akneve.
Kliko mbi foto dhe shiko shembuj nga pacientet tanë:

Rezervoni një konsultë falas