
26 Oct Microneedling! Sekretet e trajtimeve me Dermapen dhe Dermaroller, dhe mënyra si funksionojnë
Microneedling është një proces që përfshin përdorimin e gjilpërave për të krijuar qindra cpime të vogla në lëkurë.
Kjo mund të duket si trendi më i ri në kujdesin e lëkurës, por ky proces (dhe variacionet e tij) egzistojnë për më shumë se 50 vjet.
Kliko për: “Si të fitoni një lëkurë më perfekte, rinore dhe të shëndetshme: Kapitulli 1“
Gjithashtu njihet ndryshe edhe si Terapia e Induksionit të Kolagjenit (CIT), dhe kryhet nga një Dermapen ose një Dermaroller.
Dermapen ka gjilpëra të vogla në fund që bëjnë cpime të vogla në shtresat e sipërme të lëkurë
Dermaroller duket si një rul boje në miniaturë me shumë gjilpëra të vogla që e mbështjellin në të gjitha drejtimet dhe që kur fërkohen në fytyrë krijojnë mikrocpime sipërfaqen e lëkurës për të arritur të njëjtin efekt si Dermapen.
Kliko këtu për të vizituar kanalin tonë në youtube
Microneedling mund të përmirësojë pamjen e:
• Rrudhave
• Hiperpigmentimin
• Lëkura e thatë
• Shenjat e plagëve
•Shenjat pas akneve ose lisë
• Strijat
• Celulitin
Kliko për: “Trajtimin e rrudhave me Botox“
Si funksionon procedura e Microneedling?
1- Së pari, një dermatolog aplikon një krem mpirës në lëkurën e pacientit.
2- Tjetra, praktikuesi (mjeku/infermieri) ose do të rrotullojë butësisht një dermaroller mbi sipërfaqen e lëkurës në drejtime të ndryshme, ose do të përdorë një dermapen për të punuar në zona të ndryshem të fytyrës për të krijuar cpime të vogla në sipërfaqen e lëkurës.
3- I gjithë procesi zgjat rreth 20-30 minuta. Edhe pse rezulton në krijimin e cpimeve të ndryshme në fytyrën tuaj (krijohet mendimi që normalisht do të ketë dhimbje), procesi duket se nuk është i dhimbshëm.
Kliko për: “Trajtimi Microneedling & PRP ; Maska Vampir“
Ju mund të prisni disa skuqje deri në dy ditë pas trajtimi si rezultat i stimulimit të gjithë lëkurës.
Megjithatë, ato zhduken shpejt meqënëse shërimi fillon dhe një lëkurë më rrëzëllitëse dhe e butë fillon të shfaqet.
Për të marrë rezultate vërtet efektive, do t’ju duhet më shumë se një seancë trajtimi për të ndërtuar kolagjen dhe elastinë vazhdimisht.