DITA 1
DITA 2
DITA 3
Për personat që jetojnë jashtë Shqipërisë, stafi i klinikës DaVINCI ju asiston për rezervimin e udhëtimit në Shqipëri, shoqërimin në klinikë si dhe për rezervimin e hotelit.
Informacione të përgjithshme për Mbjelljen e Flokëve
Transplanti i flokëve është një procedurë mini-kirurgjikale gjatë së cilës kirurgu transferon folikujt e flokut të pacientit nga një zonë e skalpit të kokës e quajtur “zona dhuruese” në një zonë tjetër ku flokët mungojnë e njohur si “zona pranuese”. Teknika për mbjelljen e flokut realizohet në mënyrë të tillë që pamja e flokut të ri që do të përfitohet të jetë sa më natyrale dhe e padallueshme nga personat e tjerë.
Për transferimin e folikujve nga një zonë e caktuar në një zonë tjetër aplikohen dy teknika.
Para se të realizohet implantimi i rrënjëve dizenjohet fillimisht zona e dëshiruar për tu plotësuar me flokë si dhe diskutohet me pacientin mbi preferencat e tij kundrejt dendësisë dhe plotësimit që ai kërkon të arrijë. Arsyeja më e shpeshtë që shtyn pacientët të realizojnë mbjelljen e flokëve është Alopecia-Androgjenetike tek meshkujt, ku rënia e flokëve ka ndodhur për shak të veprimit të DHT (dehidrotestosteron).
Procedura e Mbjelljes së Flokëve
Procedura realizohet në anestezi lokale dhe zgjat 6 – 9 orë në varësi të numrit të folikujve që do të implantohen. Gjatë gjithë procesit ambulatorial pacienti është zgjuar dhe në bashkëbisedim të vazhdueshëm me mjekët. Pas përfundimit të transplantit të flokëve pacienti largohet nga Klinika i qetë si dhe i rekomandohet nga mjeku marrja e disa medikamenteve per 3 – 5 ditë me qëllim shmangien e dhembjeve dhe enjtjeve post procedurës. Të nesërmen pacienti rikthehet në Klinikë për heqjen e fashos në pjesën e prapme të kokës. Mjekimi i fundit që pacienti kryen është ditën e 3-të pas ndërhyrjes ku paraqitet sërisht në Klinikë për larjen e skalpit të kokës me solucionin dhe shampon që ofrohet nga Klinika DaVINCI për largimin e shpejtë të krusteve (koreve) në zonën ku kirurgu ka implantuar folikujt e rinj. Deri në ditën e 14 pas përfundimit të procedurës do të ndodhi rënia e qimeve të sapo mbjellë. Kjo nuk duhet t’ju shqetësojë aspak pasi ato që bien janë vetëm qimet por jo rrënjët. Tre muaj pas procedurës së mbjelljes së flokëve do të vërehet dalja e flokëve të rinj. Në muajt e mëpasshëm floku do të bëhet më i fortë, më i shëndetshëm dhe do të vazhdojë të rritet normalisht. Brenda 12 muajve pritet të dalin 90% e folikjuve të mbjellë duke ju rikthyer vetvlerësimin dhe buzëqeshjen e munguar.