Trajtimi për lëkurë më të shndritshme

PRP (Plazma e Pasurme Trombocite) + Ampulë Dermaheal SB

(Anti Pigmentation &Skin Brightening)

Trajtimi me PRP dhe efekti i saj pozitiv në fytyrë

PRP (Platelet Rich Plasma) është një produkt natyral i krijuar nga vetë trupi juaj. Ai ndihmon për t’i rikthyer rininë dhe elasticitetin lëkurës si dhe për të zbehur vijat dhe rrudhat në lëkurë. PRP është terapi kuruese për lëkurën përmes së cilës arrihet rigjenerimi i indeve, induksioni i diferencimit të qelizave, formimi i matricës extraqelizore si dhe rritja e prodhimit të kolagjenit. Çdo trombocit është gjithashtu një depo biokimike dhe rregullator sinjalizues i faktorëve të rritjes që marrin pjesë në shërimin dhe rigjenerimin e indeve në përgjigje të lëndimit.

PRP është një teknikë e re në fushën dermo-estetike por me një histori të gjatë përdorimi prej më shumë se 30 vitesh në fusha të tjëra të mjekësisë si kirurgjia plastike, ortopedi, stomatologji etj.

Plazma e injektuar në zonën e fytyrës ka për qëllim rigjenerimin e saj duke na dhuruar një pamje më të relaksuar dhe më të re.

Terapia me PRP pranë Klinikës DaVINCI kombinohet edhe me trajtime të tjera si Radiofrekuenca dhe ampulat dermokozmetike të markës “Dermaheal” të cilat japin rezultate të jashtëzakonshme në rigjenerimin e lëkurës duke i’u dhuruar një Rini të Përhershme.

Trajtimi i fytyrës me ampulat Dermaheal SB dhe përfitimet nga kytrajtim

Dermaheal SB është produkti prodhuar nga kompania prestigjoze Kanadeze “Caregen”, lider botëror në fushën e produkteve dermokozmetike. Klinika DaVINCIka eskluzivitetin për përfaqësimin e kësaj marke në Shqipëri.

Në gamën e produkteve të Caregen, ampula Dermaheal SB është tepër efikase për të përmirësuar hipo-pigmentimin dhe hiper-pigmentimin si dhe për ti dhënë fytyrës shkëlqim dhe freski.

Ampula Dermaheal SB bën të mundur përmisimin e cilësisë së lëkurës duke i dhënë asaj freski, hidratim dhe shkëlqim. Gjithashtu, kjo ampulë ndihmon në përmirësimin e zonave të pigmentuara të fytyrës dhe parandalimin e krijimit të zonave të reja të pigmentuara në lëkurë. Përmes aplikimit të kësaj ampule arrihet hidratimi, ushqyerja dhe trajtimi i fytyrës duke i dhënë lëkurës rivitalizimin e duhur dhe duke e bërë atë më të shëndetshme

Kombinimi i terapisë PRP me ampulat Dermaheal SB

Trajtimi me PRP përveç efekteve pozitive të lartpërmendura, nëse duam të arrijmë rezultate më të kënaqshme për fytyrën atëherë kombinimi me ampulën Dermaheal SB është zgjidhja e duhur.  Kombinimi i PRP me ampulën Dermaheal SB ka për qëllim të përmirësojë zonat e pigmentuara të fytyrës dhe të parandalojë pigmentimin e zonave të reja duke e ushqyer lëkurën dhe duke i dhënë shkëlqimin dhe elasticitetin e duhur.

Si aplikohet PRP me ampulat Dermaheal SB?

Fillimisht merret një sasi e vogël gjaku prej 30 – 60 ml nga trupi i personit që do trajtohet dhe vendoset për tu centrifuguar në aparaturë nëpërmjet së cilës arrihet ndarja e komponentëve përbërës të gjakut.

Pas centrifugimit veçohet plazma e pasur me trombocite dhe bashkohet me ampulën SB, e cila më pas injektohet në zonën e fytyrës në një procedurë që zgjat 20 – 30 minuta. Rezultatet optimale të trajtimit arrihen relativisht pas 3 derinë 4 javë pas aplikimit. Stafi mjekësor rekomandon aplikimin e 4 derinë 5 seanca për arritjen e rezultateve të kënaqshme, me distancë kohore nga njëra tjetra prej 30 ditësh.

Avantazhet e trajtimit me PRP + ampulat Dermaheal SB

Trajtimi është një proçedurë joalergjike që ndihmonnë:

–     Përmirësimin e lëkurës së pigmentuar si dhe parandalimin e krijimit të zonave të reja të pigmentuara në lëkurë;

–     Ushqimin, hidratimin dhe shkëlqimin e lëkurës;

–     Përmirësimin e cilësisësëlëkurës;

–     Rritjen e elasticitetit të lëkurës.

Këshilla përpara trajtimit me PRP + ampulat Dermaheal SB

Nuk rekomandohet përdorimi i Aspirinë-s, Ibuprofen-it, Naproxen-it ose ndonjë medikament tjetër anti-inflamatorjo steroid (AIJS) 10 ditë për paratrajtimit. Këto substanca çrregullojnë funksionin e trombociteve në procesin normal të koagulimit duke nxitur hemoragji dhe mavijosje. Nëse është e nevojshme marrja e këtyre medikamenteve, sygjerohet zëvendësimi i tyre me paracetamol.

Konsumoninjëvakttëlehtëdhehidratohunimirë duke qënë se gjatëtrajtimitmerretnjësasi e vogëlgjaku.

Mosvendosni make up nëditën e trajtimit.

Këshilla pas trajtimitme PRP + ampulatDermahealSB

Mos frekuentoni sauna, banja të nxehta, Jacuzzi ose të notoni për 2 derinë 3 ditë pas trajtimit.

Mos u ekspozoni në temperatura ekstreme të nxehta ose të ftohta për 2 derinë 3 ditë pas trajtimit.

Mos zhvilloni aktivitet fizik të rëndë 24 orët e para pas trajtimit.

Pjesamë e madhe e pacientëvevazhdojnë rutinën normale ditore menjëherë pas trajtimit.

Kliko mbi foto dhe shiko shembuj nga pacientet tanë:

Rezervoni një konsultë falas