Depilation with Alexandrite

Evolucioni i teknologjisë na prezanton me lazerin më të shpejtë dhe efektiv të momentit. Lazeri Aleksandrit përdor kristalin aleksandrit, nëpërmjet të cilit emeton një gjatësi vale të spektrit infrared (infra të kuqe) prej 755 nm. Aleksandriti funksionon duke konvertuar energjinë e rrezatimit në nxehtësi, e cila targeton dhe vepron në një zonë shumë specifike, duke lënë indet në zonat përreth të padëmtuara.

Trajtimi me këtë lazer kryhet në një kohë të shkurtër dhe pa dhimbje. Ajo që ju do të ndjeni gjatë trajtimit është një ndjesi e lehtë nxehtësie në lëkurë e cila kalon menjëherë. Kjo lloj teknologjie lejon që të trajtohet çdo zonë e trupit pa përjashtim pasi nuk shkakton asnjë rrezikshmëri. Trajtimi është tepër komod, zgjat disa minuta dhe kryhet nga stafi mjekësor i trajnuar dhe me eksperiencë në fushën e mjekësisë. Këtë shërbim e gjeni pranë Klinikës DaVINCI me cmim tepër të arsyeshëm.

Nëpërmjet kësaj teknologjie është e mundur të realizohet me më shumë efikasitet dhe lehtësi një numër i madh trajtimesh.

Depilimi permanent
Lazeri Aleksandrit nëpërmjet veprimit të drejtpërdrejtë në folikul shkakton rënien e qimeve dhe minimizimin e rritjes së mëtejshme të tyre. Mund të aplikohet në çdo zonë të trupit, duke filluar nga një minimum prej 3-6 seancash me një hapësirë kohore 3-8 javë nga njëra tjetra.

Kliko mbi foto dhe shiko shembuj nga pacientet tanë:

Rezervoni një konsultë falas