Kujdes, Melanoma mund të pushtojë Sistemin Imunitar

Kujdes, Melanoma mund të pushtojë Sistemin Imunitar

Kërkues nga Universiteti ” Queen Mary ” në Londër, kanë zbuluar që molekulat e cliruara nga një kancer i avancuar i lëkurës, mund të riprogramojnë qelizat e sistemit imunitar dhe bërë që kanceri të shpërndahet më tej dhe më shpejt.

Studimi

Kërkuesit observuan qelizat nga melonama invazive që ishin gjetur në trupat e njerëzve dhe minjve me tumor. Më specifikisht, kërkuesit ishin të fokusuar në një proteinë të quajtur Myosin II prodhuar nga tumoret

Gjatë observimit, kërkuesit gjetën që proteina Myosin II nxit clirimin e substancave të cilat riprogramojnë sistemin imunitar.
Riprogramimi konsistonte në ndryshimin e makrofagëve, duke bërë që në vend që të sulmonin qelizat  kancerogjene, ti ndihmonin ato të mbijetonin. Këto substanca mund të krijonë dhe vrima të vogla në enët e gjakut, të cilat lejojnë që qëlizat kancerogjene të shpërndahen në gjithë trupin.

Sipas observimeve të mëtejshme të kësaj proteine, studiuesit panë sesi krijimi i substancës interleukin 1A (krijohet nga Myosin II) ndihmonin në mënyrë shumë të dukshme në rritjen e shkallës së invazionit të qelizave kancerogjene. Kërkuesit më pas përdorën medikamente për të bllokuar Myosin II dhe monitoruan prodhimin e Interleukin 1A në të njëjtat mostra.

Përfundimet

“Ky studim thekshon sesi qelizat kancerogjene ndërveprojnë dhe influencojnë me qelizat dhe indet rrethuese për tu rritur dhe tu përhapur. Krijimi i trajtimeve që luftojnë substancat (si Myosin II) ndikon në parandalimin e përhapjes së sëmundjes,” shpjegoi Vicky Sanz-Moreno, autori kryesor nga Barts Cancer Institute në një intervistë për “ScienceDaily”.

Duke bllokuar proteinën Myosin II, studiuesit panë që sasia e Interleukin 1A reduktohej.
Grupi planifikon studimet të mëtejshme që mund të gjejnë si të kombinohen trajtimet ekzistuese të melanomës me bllokues të Myosin II.

Tags:
,