Këshilla për të ruajtur lëkurën nga dëmtimet e temperaturave të ulëta në dimër.

Këshilla për të ruajtur lëkurën nga dëmtimet e temperaturave të ulëta në dimër.

Si të luftoni lëkurën e thatë, dhe të plasaritur këtë stinë

Kujdesi ndaj lëkurës mund të bëhet i ndërlikuar në dimër. Pas të gjitha, aktivitetet në natyrë në mot të ftohtë dhe me erë mund të bëjë që lëkura juaj të thahet dhe të plasaritet

Si mund të shijoni mrekullitë e dimrit pa dëmtuar lëkurën tuaj?

Formula për flokë më të shëndetshëm paska qënë para syve tanë gjatë gjithë kohës.

5 këshillat që stafi i mjekeve të Klinikës DaVinci rekomandon për ju në stinën e Dimrit

Mbuloni sa më shumë lëkurën tuaj me kapuc, doreza, syze, dhe shall.

Këto masa do të bëjnë që lëkura juaj të rrijë e mbuluar dhe të qëndrojë e ngrihtë dhe e lagësht, kushte këto që do të ruajnë lëkurën tuaj nga plasaritja.

Hidratoni lëkurën tuaj   .

Kjo është koha e vitit ku duhet të mendoni gjithashtu për hidratimin e lëkurës tuaj. Duhet të përdorni kremëra cilësor në mënyrë që lëkura të mos vuaj.

Shenja nga Aknet? Mundimit tuaj për ti eleminuar i erdhi fundi. Ja cfarë sekreti ju ka shpëtuar.

Shmangni përdorimin e sapuneve të ashpra dhe ujit të nxehtë kur ju bëni dush ose lani lëkurën tuaj.

Është me të vërtetë tunduese që të bëni një dush të nxehtë menjëherë pasi ktheheni nga i ftohti në shtëpi, por mos harroni sesa efikas është uji i nxehtë për të larguar yndyrën(që ruan hidratimin) nga lëkura juaj.

Pasi të fshiheni me peshqir përdorni kremëra hidratues.

Përdorni vetëm pastrues butë për dush dhe pastrimin e lëkurës gjatë dimrit.

Shmangni produkte të ashpra. Zgjidhni sapune me origjinë natyrore të që përmbajnë glicerin natyrale.

Si të fitoni një lëkurë më perfekte, rinore dhe të shëndetshme: Kapitulli 1

Përdorni krem hidrokortizon në shfaqjen e shenjave të para të plasaritjes.

Është një medikament që mund ta merrni pa recetë dhe mund ta përdorni dy herë në ditë për një shërim më të shpejtë.  Nëse lëkura nuk përmirësohet, vizitoni dermatologun tuaj. Mos e gërvish nëse lëkura ju jep ndjesi të kruarjes, sepse kjo mund të çojë në përkeqësim të gjendjes dhe madje mund të cojë deri në shfaqje të infeksioneve.

Kujdes! Duhet të dini se përdorimi i hydrokortizonit ka efekte anësore të cilat përfshijnë hollimin e shtresës së lëkurës. Gjithashtu duhet shmangur përdorimi i saj në fytyrë pranë syve.