Eliminimi i tattoo. Ja cdo gjë që duhet të dini

Eliminimi i tattoo. Ja cdo gjë që duhet të dini

Dikur tatuazhet konsideroheshin të përhershme ndërsa tani është e mundur që të hiqen me trajtime të ndryshme, në mënyrë totale ose të pjesshme. Para se të zhvillohej metoda e heqjes me lazer, teknikat që përdoreshin ishin dermoabrazioni, TCA (tricloroacetic), një acid që heq shtresën sipërfaqësore të lëkurës, duke bërë që të dalë në sipërfaqe shtresa e lëkurës e cila nuk është e prekur nga tatuazhi.
Metodë tjeter është salabrazion (fërkimi i lëkurës me kripë), kriokirurgjia ku bëhet trapianti i lëkurës në vendet ku ka tatuazh.

Heqja e tatuazheve me lazer ka filluar të përdoret që në fillim të viteve 1990. Sot  “heqje e taatuazheve me lazer”, do të thotë që kemi të bëjmë me një heqje jo invazive të pigmentit të tatuazhit.
Një nga sondazhet e bëra në Amerikë në vitin 1912, ka treguar se 1 në 7 (14%) e 21% të amerikanve që kanë një tatuazh, janë penduar që e kanë bërë sondazhi referonte se arsyet kryesore të heqjes se tatuashit ishte mosha e vogel kur e kanë bërë tatuazhin, nuk iu pëlqente më ai tatuazh, ndikonte në vëndin e punes etj.

Lexoni më shumë për eleminimin e Tattoo-ve

Heqja me lazer bëhet në mënyrë të fragmentizuar duke e larguar atë pjesë pjesë me nje distance kohore prej 30 ditesh nga njera seancë te tjetra pasi kjo është koha që i duhet lëkurës per tu rigjeneruar dhe për tu rigoditur përsëri.
Pigmentet e tattoo-së  kanë një spektër specifik të përthithjes pasi energjia që emeton lazeri përcaktohet nga filtri që i vendoset në momentin që do të goditet.
Disa pigmente si e verdha, jeshilja, e kuqja dhe e bardha si dhe ato fluoreshente, janë më të vështira për tu trajtuar krahasuar me të zezën apo ngjyrat e errëtat.
Për të bërë një heqje të tatuazhit, duhen disa seanca, numri i seancave varet nga madhësia e zonës që do trajtohet, lloji i bojës së përdorur për tattoo-n si dhe karakteristikat e lëkurës.
Prandaj koha e heqjes së tattoo-së varet nga njëri person tek tjetri. Heqja e tattoo-ve nuk është një proçes i këndshëm, madje shumë pacientë thonë që dhëmb po aq sa vetë bërja e tattoo-se, por kur pacienti nuk e duron dhimbjen, përdoren kremëra anestetikë.

Tatuazhet kryesisht realizohen me ane te makinës elektrike e cila me shpejtësi të madhe me anë të gjilpërës në mënyrë të përsëitur, vendos bojën në shtresën e lëkurës duke e ‘prerë’ shtresën e sipërme të lëkurës. Në të vërtetë, me sa më shumë përkujdesje dhe qetësi të jetë realizuar tatuazhi aq më e thjeshtë është që të hiqet në të ardhmen pasi pigmenti është i vendosur i gjithi në të njejtën thellësi në lëkurë.
Procedura e heqjes së tattoo-së  realizohet pas disa seancash, pasi sic e përmendëm dhe më lartë varet nga ngjyra e tattoo-së, vjetërsia, dhe thellësia që është përdorur për bërjen e tattoo-së. Trajtimi vendoset nga pacienti nqs do të përdore anestetik lokalë apo jo.

Rezervoni një konsultë për eleminimin e tatuazhit

Lloji i lazerit që përdoret për heqjen e tatuazhit varet nga ngjyra e pigmentit të tij. Ngjyra e verdhë  dhe e gjelbërt  janë më të vështirat për tu hequr ndërkohë që e zeza dhe blu-ja e errët janë ngjyrat që mund të hiqen më thjeshtë.
Lazeri e heq tatuazhin duke dërguar impulse drite me intensitet të lartë që kalojnë pa shkaktuar dëme në shtresat e lëkurës dhe absorvohen nga pigmenti i tatuazhit më poshtë.
Energjia nga kjo dritë e lazerit i shkakton pigmentit që të shpërbëhet në grimca të vogla të cilat pastaj mund të hiqen nga sistemi imunitar i trupit.
Sa më i shëndetshem, i mire hidratuar dhe sa më të clodhur të jeni aq më thjeshtë do ti eleminojë sistemi tuaj imunitar këto grimca të vogla pigmenti.
Pacientët referojnë që heqja e tatuazhit ka pothuajse të njejtat dhimbje si në momentin që e bëjnë.
Heqja e tatuazhit kërkon trajtim me disa seanca lazeri të ndara me një hapsire kohore 4-6 javë pasi kjo është koha që i duhet lëkurës për tu rigjeneruar dhe për tu rigoditur përsëri.
Pas cdo seance lëkura do të jetë e ndjeshme dhe mund te foromojë kore. Gjatë javëve në vijim në pjesët e trajtuara, pigmenti do jete duke u venitur.

Efektet anësore të heqjes së tattoo-së:
– Infeksione (infeksione të mundëshme të lëkurës si pasojë e trajtimit që i nënshtrohemi)
– Reaksione alergjike (edhe pse shumë rrallë mund të shkaktohen reaksione alergjik si rrjedhojë e       medikameteve të përdorura gjatë trajtimit)
– Skuqje ose djegie të lehtë sipërfaqesore( si pasojë e energjisë që do përdoret)
– Cikatrice/shenjë e dhimbshme(cikatrica është një komplikacion i rrallë i trajtimit me lazer, por është i mundur.Sipërfaqja e lëkurës nuk të dëmtohet nga lazeri, por mund të zhvishet dhe të bjerë pas ekspozimit në diell të lëkurës, menjëherë pas procedurës.
– Diskonfort /dhimbje( mund të përjetohet diskonfort gjatë dhe pas trajtimit me lazer. Për ti shmangur ose për ti lehtësuar këto ndjesi përdorim anestetik lokal.
– Ndryshime të pigmentit(gjatë procesit të shërimit, në zonën e trajtuar mund të bëhet ndryshimi i ngjyrës së lëkurës, më i celur ose më i errët në krahasim me ngjyrën e lëkurës përreth. Kjo zakonisht është gjëndje momentale, por në raste të rralla mund të jetë dhe i përhershëm.
– Shërim i ngadaltë( plagët e hapura mund të kërkojnë 1-3 javë kohë për tu rikuperuar.

Kundërindikimet që kufizojnë trajtimin:
– Shtatëzani
– Gjate periudhës së laktacionit.
– Medikamente që shkaktojnë fotosensitivitet ose me efekt hollues të lëkurës.
– Alergji ndaj produkteve ose materialeve të përdorura gjatë trajtimit.
– Patologji kardio-vaskulare (trombozë, flebit, hipertension, hipotension, semundje zemre).
– Patologji te indit lidhor (sklerodermi)
– Sëmundje të lëkurës
– Djegie nga dielli.
– Cikatrice keloide