Për ju që keni probleme me Akne dhe Rozacea

Për ju që keni probleme me Akne dhe Rozacea

Aknet dhe rozacea, dy nga problemet kryesore të lëkurës, ishin në fokus të vecantë gjat takimit veror të 2017 të American Academy of Dermatology’s (Akademisë Amerikane të Dermatologjisë). Ekspertët e fushës u bashkuan për të diskutuar rreth të rejave të fundit në lidhje me këto dy tema, duke përfshirë kërkimet e fundit dhe trajtimet.

Vazhdoni të lexoni për një përmbledhje të diskutimeve, të drejtuar nga Hilary Baldwin, M.D.

Cështjet Hormonale.

Lloje specifike të akneve reagojnë më mirë ndaj terapive hormonale sesa të tjerat.
Në prezantimin e saj, ” Hormonal Therapy for Acne: Pros and Controve­rsies ” Bethanee Schlosser, M.D., vlerësoj opsione të ndryshme për trajtime hormonale, si kombinimi i kontraceptivëve oral dhe përdorimi i diuretikut spironalactone. Pacientët dhe klientët duhet të mos nënvlerësojnë rëndësinë e kryerjes së një anamneze për të parë nëse pacientët kanë medikamente të kundra-indikuara

Keni dhe ju probleme hormonale? Klikoni këtu për një konsultë me Dermatologen

Mikrobioma

Të dhënat për mikrobiomën tregojnë që shpërndarja e florës mikrobiale në cdo person është i ndryshëm, duke përfshirë personat me probleme me aknet, rozacea si dhe ata me lëkurë të shëndetshme, probleme të ndryshme të lëkurës mund të vijnë si pasojë e florës së ndryshme.

Predispozitat gjenetike, ndërtimi i lëkurës dhe sistemi imun sëbashku, kontribuojnë në kontrollin e mikrobiomës në një përson me lëkurë të kompromentuar, sipas Adam Friendman, M.D., në prezantimin e tij “Frenemies: Cutaneous Dysbiosis in Acne and Rosacea”.

Terapitë e reja

Gjë tjetër që u diskutuat në panel ishte BPX-01 (BioPharmX), një xhel topical hidrofilik me përbërës kryesor minicyclinë. Tashmë një drogë nën studime, BPX-01 rezultoj se mund të reduktontë deri në 59% lezionet e akneve sipas një studimi të fundit.

“Komuniteti i dermatologjisë është i ekzaltuar për këto rezultate klinike premtuese…. ka pasur shumë pak inovacione në trajtimin e akneve për disa dekada me radhë,” u shpreh Baldwin, gjithashtu një drejtues i Bordit Këshillues Mjekësor të BioPharmX.