Keni duar të ashpra?! Dëshironi dicka që mund ta pregatisni vet në shtëpi?

Keni duar të ashpra?! Dëshironi dicka që mund ta pregatisni vet në shtëpi?

Të gjithë e dimë se duart tona vuajnë kur i ekspozojmë ndaj motit të keq, ujit të tepërt, papastërtive, kimikateve dhe diellit, por si ndodh pikërisht kjo?

Shkaku më i zakonshëm i tharjes dhe plasaritjes së lëkurës është dëmtimi i shtresës së jashtme. Ajo është ndërtuar në mënyrë të tillë që të ruajë lagështi dhe për të ripërtërirë veten, por ekspozimi ndaj diellit, ajrit të ftohtë, papastërtive, kimikateve etj, mund ta dëmtojë gradualisht këtë shtresë, kështu që lëkura nuk mund të ruajë më ujin. Lëkura e dëmtuar është gjithashtu më e ndjeshme ndaj ndotësve mjedisorë dhe rrezatimit UV, të cilat mund të përshpejtojnë tharjen dhe plakjen.

Lexoni për maskën e kakaos, hidratuesen e lëkurës

Nëse duart tuaja po vuajnë nga kjo gjë, atëherë ne kemi një sekret për tju treguar:

Ngrohni 2-3 filxhan me qumësht (mjaftueshëm që të zhysni duart në të). E hidhni qumështin (nuk duhet të jetë i nxehtë) dhe zhysni duart tuaja për 10 minuta në të.

Kështu duart tuaja do të kenë kohë të thithin yndyrnat nga qymështi që të hidratohen, dhe vitaminat A dhe E që do të ndihmojnë për zbutjen e lëkurës së ashpër.