Kanceri i lëkurës; Si mundet që femrat ti shpëtojnë jetën bashkëshortit të tyre.

Kanceri i lëkurës; Si mundet që femrat ti shpëtojnë jetën bashkëshortit të tyre.

Meshkujt mbi 50 vjec janë më të rrezikuar për të pasur melanoma, sesa pjesa tjetër e popullsisë. Melanoma është forma më vdekjeprurëse e kancerit të lëkurës, kështu që duhet të jeni vigjilentë për ta pikasur.

Shumë gra në këtë moshë, mund të pohojnë se ato janë më të vëmendshme sesa meshkujt për të vënë re njolla dhe shenja në lëkurë — që do të thotë që femrat mund t’u shpëtojnë jetën partnerëve të tyre, duke pikasur ndryshimet në lëkurë.

Kliko këtu për të mësuar pse puna në turnin e natës shoqerohet me një risk më të lartë për të qënë mbipeshë dhe obezë?

Kërkimet tregojnë që femrat kanë 9 herë më shumë mundësi që të dallojnë shenja të melanomës sesa meshkujt, dhe gratë që ekzaminuan meshkujt ishin më efikase sesa meshkujt që ekzaminuan femrat për lezione në lëkurë.

Shoqata Amerikane e Dermatologjisë  (American Academy of Dermatology) kurajon femrat që të përpiqen për të dalluar shenja të kancerit të lëkurës në partnerët e tyre, si dhe në vetvete.

Sipas një kërkimi të kryer nga AAD, në 1250 gra të moshave 40-64, shumica e femrave nuk i ndihmonin partnerët për të observuar lëkurën e tyre.

35% raportuan që kishin vënë re një shenjë në lëkurën e tij, më parë se dhe ai ta vinte re.

2/3 (67%) e të pyeturave pohuan se e kishin ekzaminuar lëkurën e tyre për shenja të pazakonta vitin e fundit, ndërsa vetëm 44% kishin ndihmuar burrin e tyre për të njëjtën gjë.

37 % pohuan se bashkshortët e tyre kontrollonin vetë lëkurën e tyre për anomali 1 herë në vit, ndërsa 29% nuk ishin të sigurta për përgjigjen

Kliko këtu për të rezervuar një konsultë me dermatologen

-“Ngaqë meshkujt janë më të predispozuar për melanomë, është e rëndësishme për ta që të kryejnë vetë ekzaminime të rregullta të lëkurës, në mënyrë që të kapin melanomën në faza të hershme, aty ku është dhe më e trajtueshme”, pohon M.D. Henry W. Lim president i AAD -“Duke qënë se dhe disa zona të trupit janë të vështira për tu vetë ekzaminuar, atëherë duhet të kërkoni ndihmën e partnerit/res”

AAD kurajon femrat të kontrollojnë shëndetin e lëkurës të meshkujve edhe me anë të një videoje të titulluar “Check Him Out” (Kontrolloje atë).

Videoja tregon në mënyrë komike disa situata ku femrat janë më të mira për të observuar sesa meshkujt.