Kanceri i gjirit; 10 shenjat që duhet të dini për të shpëtuar jetën tuaj dhe të nënës tuaj.

Kanceri i gjirit; 10 shenjat që duhet të dini për të shpëtuar jetën tuaj dhe të nënës tuaj.

Tetori është Muaji i Vetëdijësimit të Kancerit të Gjirit, një kohë për të shpëtuar jetën duke promovuar kontrollin e femrave rregullisht për kancerin e gjirit dhe ngritjen e fondeve për kërkime të rëndësishme për kancerin e gjirit.

Lexoni: Si të rrisni fëmijë të lumtur dhe të pavarur.

“Por femrat duhet të kuptojnë që kontrolli duhe të vazhdojë cdo ditë gjatë vitit, dhe jo vetëm në këtë muaj.”

Në vitin 2017, vlerësohet se do të ketë 252,710 raste të reja të kancerit të gjirit dhe 40,610 vdekje të shkaktuara nga kanceri i gjirit në Shtetet e Bashkuara (sipas American Cancer Society).

Për të parandaluar kancerin e gjirit, gratë duhet, natyrisht, të kontrollojnë gjinjtë e tyre të tek një doktor çdo vit; megjithatë, midis cdo vizite tek doktori, ato duhet të kryejnë vetë-kontrolle. Megjithatë, a i njohin shumica e grave shenjat e kancerit të gjirit? Një studim i kohëve të fundit thotë jo.

Sipas një studimi që i është bërë 19,000 grave, 73% e të anketuarve i kushtojnë rëndësi ndryshimeve në gjinjtë e tyre, por më pak se gjysma (42%) janë të bindur se mund të njohin shenjat e hershme të kancerit të gjirit – vetëm 2% e femrave mund të pohonin 10 shenjat kryesore që sinjalizojnë rrëzikun e sëmundjes.

Lexoni: Pse pamja e hundës është e rëndësishme.

Ne më poshtë po ju japim shenjat e kancerit të gjirit. Njihuni me to, dhe gjithashtu mund ta bëni share ose  ta printoni këtë listë dhe e ndani me familjarët tuaj.

10 shenjat kryesore që paralajmërojnë kancerin e gjirit :
1. Zbulimi i masave të forta në zonën e gjoksit ose të sqetullave.
2. Trashje të indit brenda zonës së gjoksit ose të sqetullave.
3. Errësimi i lëkurës së gjirit.
4. Enjtje, nxehje ose skuqje e lëkurës së gjirit.
5. Ndryshimi në madhësi dhe formë të gjirit.
6. Formimi i gropëzave ose i rrudhave në lëkurën e gjoksit.
7. Kruarje, dhimbje koke me luspa ose skuqje në dalë.
8. Rrjedhje nga areola që fillon papritmas.
9. Futja brenda e thithës ose pjese tjetër të gjirit.
10. Dhimbje e re në një vend që nuk largohet.