Ju pëlqen të nxiheni gjatë Verës? Atëherë ky artikull është për ju.

Ju pëlqen të nxiheni gjatë Verës? Atëherë ky artikull është për ju.

Egziston një nocion në shoqëritë perëndimore, sipas të cilës, lëkura e nxirë është një shenjë treguese e shëndetit. Në realitet, nxirja e lëkurës, pavarësisht mjetit që arrihet rrit riskun për të patur kancer të lëkurës.

 

Atmosfera bllokon 98.7% të rrezeve Ultra Violet, por megjithatë 2.3 % është një shumë e konsiderueshme. Kjo sasi rrezesh ka ndikim të mirë dhe të keq mbi lëkurën, në ndikimet pozitive përmendim katalizimin e prodhimit të vitaminës D, dhe përsa i përket atyre negative, më kryesorja është rritja e predispozitave për të pasur një kancer të lëkurës.

Një nga mënyrat më të lehtë për të memorizuar diferencën midis dy llojeve të rrezeve UV (Ultra Violet) është duke memorizuar se rrezet UVA (A qëndron për ‘Aging’ d.m.th. plakjen e lëkurës) kanë gjatësi më të madhe vale dhe mund të penetrojnë më thellë në lëkurë dhe të dëmtojnë indin lidhor. Me kalimin e kohës kjo do të dëmtojë dhe do të dobësojë fibrat e kolagjenit dhe elastinës, gjë që shkakton plakjen. UVB (B qëndron për ‘Burning’ d.m.th djegie) kanë rreze me gjatësivale më të shkurtër dhe janë më intensive se rrezet UVA. Këto rreze janë përgjegjëse për djegien e lëkurës. Rrezet UVA janë prezente gjatë gjithë vitit dhe mund të penetrojë përmes reve dhe xhamit, kështu që ne jemi të ekspozuar prej tyre në doza tepër të larta. Rrezet UVB kanë intesitet të ndryshëm në kohë të ndryshme të vitit, në vende të ndryshme gjeografike dhe në orë të ndryshme të ditës.

Njerëzit duhet të evitojnë sa më shumë ekspozimin në diell ndërmjet orëve 10-15, meqënëse në këto orë rrezet UV kanë pikun e tyre dhe veprimi i tyre është më i ashpër. Gjithashtu ato e arrijnë pikun e tyre nëstinën e verës. Dhe gjithashtu sa më afër ekuatorit të jeni aq më shumë vuani nga rrezet UV.

Nxirja, qoftë si pasojë e diellit ose e aparaturave solare, është një shenjë e dëmtimit të ADN në nivel qelizor, ky duhet të jetë një detaj i cili duhet ngulitur përherë në mendje.

Mënyra më e mirë për të mbrojtur lëkurë nga dëmtimi është duke përdorur kremëra me veprim të gjerë mbrojtës kundra diellit.
Këto kremëra e mbrojnë lëkurën nga të dy llojet e rrezeve UVA dhe UVB, dhe një krem me një SPF (sun protecting factors) = 15 është një alternativë e mirë për një mbrojtje optimale të lëkurës.