Jeni person me shumë nishane? Ja cfarë duhet të vini re.

Jeni person me shumë nishane? Ja cfarë duhet të vini re.

Një nga egzaminimet më të rëndësishme të lëkurës mund të fillojë në shtëpinë tuaj. Melanoma (Kanceri i lëkurës) ka disa shenja dalluese ABCDE që po i listojmë më poshtë.

A=Asimetri

Gjysma e nishanit nuk përputhet me gjysmën tjetër.

B= Border (kufiri)

Kufizim i parregullt dhe i pacaktuar mirë

C=Color (ngjyra)

Ngjyra ndryshon nga një zonë në tjetrë; ka nuanca të nxirjes së lëkurës, kafe ose e zezë, ose disa here edhe e bardhë, e kuqe dhe blu.

D= Diametri

Melanomat janë zakonisht më të mëdha se 6 mm (masa e gomës së lapsit) kur diagnostikohen, por disa herë mund të jetë dhe më e vogël.

E = Evolving (Zhvillimi)

Një nishan ose njollë në lëkurë që ka pamje ndryshe nga nishanet e tjera ose me kalimin e kohës ndryshon madhësi, formë ose ngjyrë

Nëse vëreni një njollë ose nishan që është ndryshe nga të tjerët, ose që ndryshon, jep ndjesi djegie ose rrjedh gjak atëherë rezervoni një konsultë me dermatologen.